×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    500 biznese kosovare po u mundësojnë klientëve të tyre formën më moderne të pagesave

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    Qindra biznese janë bërë pjesë e revolucionit financiar, duke zgjedhur IBAS-in për t’ju mundësuar klientëve të tyre mënyra më të lehta të kryerjes së pagesave.

    Këto biznese u takojnë fushëveprimtarive të ndryshme si: hotele, restorante, kafeteri, markete, taxi, autosallonet, mobileri, barnatore, laboratorë e shumë të tjera.

    Kryeshefi ekzekutiv të IBAS-it, Korab Smakolli, tha se IBAS-i po e transformon tregun financiar në Kosovë me sjelljen e teknologjisë më të mirë dhe çmimet më të ulta duke ofruar eLlogari, eKuletë, eTransferet, ePOS, EPagesa.

    “Gjithashtu, edhe bizneset që nuk kanë qasje në banka në sistemin e pagesave digjitale mund të kenë qasje në teknologjinë e IBAS.”, ka thënë ai.

    Ekrem Tahiri, CEO në Crust Pizza & Lounge, thotë se përfshirja e IBAS-it në sistemin e pagesave u kursen kohën edhe atyre edhe klientëve.

    “Sidomos në këtë kohë pandemie, kur njerëzit po i shmangin pagesat me para të gatshme, pa asnjë dyshim, IBAS është një platformë për të cilën ka nevojë çdo klient, pavarësisht fushëveprimtarisë”.

    Reshat Sogojeva nga Restorant Proka, i cili u ofron klientëve mundësinë e pagesës me IBAS, thotë se ndonëse kjo formë është mënyrë e re e pagesave, nuk ka pasur asnjë problem me realizimin e tyre.

    Sipas Smakollit, shumë shpejt IBAS-i do të lansojë kredidhënien për pagesa, përmes së cilave bizneset mund të rrisin shitjet dhe klientët e tyre.

     

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.