×
  • Lajme
  • Lajme

    Një punëtore bën kallëzim penal ndaj shtatë zyrtarëve të Ministrisë së Punës

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    Punëtorja bën kallxim penal ndaj 7 zyrtarëve në Ministrinë e Punës për keqpërdorim të pozitës

    Punëtorja në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Njomza Ibishi-Zogaj, sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ndaj shtatë zyrtarëve të kësaj ministrie.

    Ibishi – Zogaj thotë se kolegët e saj e kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtarë, me ç’rast i kanë shkelur të drejtat e saja themelore të punës.

    Ajo thotë se ballafaqimi i saj ligjorë me zyrtarët e kësaj ministrie ka filluar vite më parë.

    “Të bashkangjitur po ju dërgoj Kallëzimin Penal të dorëzuar sot nga unë (Njomza Ibishi Zogaj, punëtore në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale) në Prokurorinë Themelore të Prishtinës / Departamenti i Përgjithshëm.

    Ky kallëzim Penal është ushtruar ndaj 7 zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të cilët varësisht nga pozitat e tyre Udhëheqëse dhe pozita të thjeshta zyrtare kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtarë, me ç’rast mi kanë shkelur të drejtat e mija themelore të punës.

    Ballafaqimi im ligjor me të lartpërmendurit ka filluar vite më parë, ku varësisht nga interesi dhe këndvështrimi i juaj në rast se është apo jo me interes publik, kërkoj nga ju edhe ta publikoni”, thuhet në reagimin e saj.Kallëzimi penal është ngritur kundër: Musa Demiri, Jehona Bunjaku-Arifi, Kaltrina Cakolli, Ismail Gashi, Feim Osmani, Adem Bajgora, Ferinaze Isufi.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 9.10.2024 – Trendet javore Sipas trendeve të fundit javore, javën e ardhshme, pritet të kemi mot më të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së,...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i “Partisë Demokratike të Kosovës”, Hajdar Beqaë ka deklaruar për “Front Online” se këto përgjime po tregojnë se Kusari-Lila ka qenë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë reaguar pas kërcënimit me jetë që ka marrë gazetari Vehbi Kajtazi. AGK ka kërkuar nga Policia...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Shërbimet e urgjencës kanë bërë thënë se dy persona janë vrarë nga sulmet me raketa në veri të Izraelit. “Pas sirenave që...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot në media janë publikuar disa biseda ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të “Lëvizjes Vetëvendosje” dhe kryekriminelit Milan Radojiçiqit. Në bisedën e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve mes deputetes Mimoza Kusari dhe terroristit Milan Radojçiq. Ajo ka thënë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kepërdorim i detyrës zyrtare, tejkalim të kompetencave dhe përfitim të kundërligjshëm, presion ndaj zyrtareve, janë disa prej veprave të kundërligjshme që dyshohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.