×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Viola von Cramon në PE: Koha e duhur që ta mbajmë premtimin për vizat

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Europian, Viola von Cramon-Taubadel, ka thënë se Raporti i Progresit jep mesazhe pozitive për Kosovën.

    Ajo ka thënë se Parlamenti Europian beson që Kosova e ka një të ardhme europiane, derisa ka thënë se për këtë duhet të punojë me përkushtim qeveria e re.

    “Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuuar në këtë raport i cili unë besoj se dërgon mesazhe të qarta dhe pozitive për Kosovën. Ne këtu në Parlamentin Europian kemi besim në të ardhmen europiane të Kosovës dhe presim një përkushtim të njëjtë nga qeveria e re e Kosovës”.

    Viola von Cramon-Taubadel ka thënë se asnjë vend në rajon nuk ka qasje më pozitive karshi Bashkimit Europian sesa Kosova.

    Ajo ka përmendur edhe liberalizimin e vizave duke thënë se ky premtim duhet të mbahet më fund derisa ka shtuar se e kupton frustrimin e kosovarëve.

    “Progresi i Kosovës në rrugën europiane është në interesin tonë të përbashkët. Parlamenti Europian qëndron fuqishëm dhe bashkë me Kosovën dhe popullin e saj. Duhet të sigurohemi se të gjithë akterët politikë do të punojnë bashkë me ne për këtë perspektivë europiane. Njerëzit në Kosovë janë jashtëzakonisht shumë në favor të Bashkimit Europian, në fakt asnjë vend në rajon nuk e ka një qëndrim më pozitiv karshi BE-së sesa Kosova. Megjithatë, ky fakt nuk mund të merret si i mirëqenë përgjithmonë. Nëse ne nuk përmbushim premtimet tona, ne humbasim kredibilitetin dhe besimin. Është koha e duhur që Këshilli i Jashtëm ta mbajë më në fund premtimin për liberalizim të vizave. Unë absolutisht e ndaj frustrimin e qytetarëve të Kosovës. Do të dëshiroja që Parlamenti Europian të mund ta merrte një vendim për këtë çështje”.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur pasi Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Shërbimet e Pagesave. Murati...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se bastisjet dhe arrestimet e fundit, tregojnë për korrupsionin e thellë në Qeverinë Kurti. Ai në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Besim Kamberaj është emëruar sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Zëvendësministri i MZHR-së, Elldin...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas raportimit nga një qytetar, ka gjetur një biznes i cili ishte duke operuar ilegalisht pa licencë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Të hënën Ministria e Punëve të Brendshme  ndryshoi masën e sigurisë ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Vlera e koeficientit për zjarrfikësit duhet të jetë 150 euro. Kështu po deklaron për “Front Online” kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Situata nga helmimi në Dibër po shkon drejt normalizimit. Gjatë natës së mbrëmshme deri tani në urgjencën e spitalit rajonal janë paraqitur...
    Lajme09 Tetor 2024
    Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit të vrarë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunjkut, tha se ka informacione që janë edhe...
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në rrugën “1 Tetori” i është gjetur dhe sekuestruar një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.