Polica Kundër Krimit të Organizuar është duke zhvilluar një aksion të gjerë në kryeqytet dhe në disa komuna tjera.
Nga ky aksion janë arrestuar edhe disa persona, shkruan Front Online.
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka thirru edhe konferencë të jashtëzakonshme për media.
Njoftimi I Policisë:
Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila ka të bëjë me realizimin e një operacioni të suksesshëm policor.
Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar për përfshirje në krim të organizuar.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ku do të shpalosin detaje lidhur me operacionin policor./Front Online/