×
  • Lajme
  • Lajme

    U dëbua nga Gjermania, i sëmuri vdes në Kosovë

    FrontOnline
    24 Mars 2021

    Zyra e qarkut, Biberach ka vendosur këtë të hënë që gruaja e tij 64-vjeçare, Mire G, e cila është gjithashtu e sëmurë, të lejohet të kthehet në Gjermani.

    Sali Krasniqi ka vdekur më 12 mars, pesë muaj pas dëbimit të tij në Kosovë, që u bë përkundër faktit se ai kishte një sëmundjeje të rëndë, shkruan gazeta Schwäbische Zeitung dhe shumë media të tjera gjermane.

    Vdekja ka ndodhur, sipas supozimeve, për shkak të kujdesit joadekuat mjekësor në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Tani, zyra e qarkut në Biberach, në cilësinë e autoritetit përgjegjës të imigracionit, ka vendosur këtë të hënë që të paktën gruaja e tij 64-vjeçare, Mire G, e cila është gjithashtu e sëmurë, të lejohet të kthehet në Gjermani.

    Ndalimi i hyrjes që i ishte shqiptuar asaj, krahas bashkëshortit tashmë të ndjerë, është hequr.

    Për Mire G, e cila vuan nga pasojat afatgjata të tuberkulozit pulmonar, kthimi në Gjermani është zyrtarisht i lejuar. Por edhe kur me gjuhën e autoriteteve bëhet fjalë për ri-hyrje të menjëhershme, këtu ka ende një pengesë: Mirja duhet të bëjë  aplikimin për një vizë turistike. Deri në aprovimin e saj, mund të kalojnë disa muaj.

    Mbetet të shihet nëse dëbimi pas 28 vitesh qëndrimi në Gjermani, i cili në fund të fundit i kushtoi jetën burrit të saj, do të gjykohet ose jo si i paligjshëm nga gjykatat. Ndërkaq, Mirja nuk do të ketë leje të sigurt qëndrimi edhe pasi të hyjë sërish në Gjermani. Rregullat e burokracisë së aplikimit duhet të vihen përsëri në lëvizje. Por, familja që jeton në rrethin Biberach, gjashtë fëmijët, 17 nipërit dhe mbesat, stërnipërit dhe nëna e Mire G., të cilët po vajtojnë Sali Krasniqin e ndjerë, tani ka të paktën një shpresë: Se do ta shohin Mire G. akoma gjalle.

    Rasti i dëbimit në Kosovë të çiftit rom Sali dhe Mire Krasniqit, pas 28 vitesh qëndrimi në Gjermani, ishte përcjellë me ankesa dhe protesta të qytetarëve dhe shoqërisë civile në rrethin ku jetonte kjo familje dhe më gjerë. Ndërsa, pas lajmit për vdekjen e Saliut, në qendër të qytetit është organizuar një homazh dhe protestë, me fjalime, muzikë mortore dhe pankarta që dënojnë dëbimin e çiftit të përmendur.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria të ketë rritje të vlerës së koeficientit njëjtë si inflacioni e rritja...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka realizuar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta ushtarake nga homologu...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca përgatitore, ku tre të akuzuarit që gjenden në paraburgim do të deklarohen rreth fajësisë...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën, të akuzuarit që...
    Kronika09 Tetor 2024
    Një grua në Prishtinë, ka njoftuar Policinë se një e mitur është sulmuar seksualisht. Rasti është duke u hetuar nga policia. “Prishtinë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se dje, ka pritur në vizitë stafin e Ambasadës Amerikane. Gjatë kësaj vizite në Preshevë,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Hapja e shkollave shqipe në Zvicër tani më është bërë kryefjalë e përpjekjeve të mësuesve dhe veprimtarëve të arsimit shqip në Zvicër....
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike të Kosovës, Ali Gashi ka deklaruar se Qeveria është e obliguar të trajtoj vlerën e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Socialdemokrate sot do të zhvillojë një aksion simbolik. Aksioni do të mbahet në pikën kufitare në Merdar prej orës 13:00. Kështu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.