×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë/6 shkolla kalojnë në mësim online, 301 nxënës e mësimdhënës të infektuar

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Rritja e rasteve të të infektuarve me Covid-19 ka bërë që shumë shkolla fillore dhe të mesme të kalojnë  në mësim online, raporton Front Online.

    Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Gashi, ka thënë për Front Online se gjashtë shkolla kanë kaluar në mësim online dhe se situata me Covid është shumë e rënduar.

    “Për momentin i kemi 6 shkolla që kanë shku online, bahet fjalë për shkollat e mesme, shkolla ‘Gjin Gazulli’ dhe ‘Abdyl Frashëri’, shkolla e Bujqësisë. Shkollën fillore e kemi ‘Xhemail Mustafën’, sot vec është mbyllur niveli i 6-9, për shkak te 5 mësimdhënësve janë dalë pozitiv, kemi shkollën ‘Zenel Hajdini’, kemi shkollën ‘Naim Frashëri’, dhe Fan Noli, dmth për momentin janë 6 shkolla të mbyllura”, tha ajo për Front Online.

    Shala për Front Online tregoi se numri i të infektuarve në të gjitha shkollat ka arritur në 301.

    “Janë 240 nxënës, 16 janë personel, duke përfshirë edhe rastet sot pas rezultateve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që i bie 18 personel, dhe mësimdhënës 45”, u shpreh tutje ajo për Front Online.

    Edhe në çerdhe situata është rënduar.

    Shala tha se duhet të ketë masa kufizuese edhe në hapësirat publike.

    “Kjo është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, mirëpo nëse vendoset për ndonjë masë, atëherë duhet të merret masa në nivel të vendit, dmth jo vetëm për shkolla por komplet për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ajo për Front Online.

    Vetëm dje u raportuan 827 raste të reja, dhe 16 raste të vdekjes.

     

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.