×
  • Kronika
  • Kronika

    Shqetësuese, 5 raste të dhunës në familje për një ditë në Kosovë

    FrontOnline
    21 Mars 2021

    Rastet të dhunës në familje vazhdojnë të jenë të pranishme në vendin tonë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 5 rastë të dhunës ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Në Podujevë dy motra janë grindur mes vete si dhe kanë sulmuar fizikisht njëra tjetrën, të dyshuarat me konsultim të prokurorit janë liruar.

    “Është raportuar se dy motra femra kosovare janë grindur mes vete si dhe kanë sulmuar fizikisht njëra tjetrën. Dy të dyshuarat janë intervistuar dhe pastaj me konsultim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Në Obiliq është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës, sipas ankueses i dyshuari ka probleme psikike.

    “Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare dhe vajzës së tij. Sipas ankueses i dyshuari ka probleme psikike dhe nuk pranon të trajtohet. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

    Në Graqanicë, ankuesi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, po i njëjti ka qenë në gjendje të dehur si dhe me lëndime të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore.

    “Graqanicë 20.03.2021 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij femër kosovare. Ankuesi kishte qenë në gjendje të dehur si dhe me lëndime të dukshme, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara e lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt gjyqësore.”

    “Prizren 20.03.2021 – 20:20. Është raportuar për dhunë në familje, njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy të dyshuarit njëri mashkull i mitur dhe tjetra femër kosovar. Deri të sulmi ndaj njëri tjetrit ka ardhur pas një mosmarrëveshje. Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor e me pas është liruar për në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

    Është arrestuar një i dyshuar në Pejë pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tiji, po i njëjti ka qenë në ndikim të alkoolit.

    Pejë 20.03.2021 – 19:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.64 promilë. Në lidhje me rastin është konsultim prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Kronika18 Tetor 2024
    Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri në Prishtinë. Policia bën të ditur se zjarri është lokalizuar dhe poashtu është arrestuar...
    Kronika18 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur shufër metalike dhe një thikë në çantën e një personi, mashkull kosovar. Sipas raportit, me vendim të...
    Kronika18 Tetor 2024
    Një grua është dhunuar në Prizren. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 13 tetor dhe se viktima është dërguar për ekzaminime...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës javë më parë pati deklaruar se papunësia në vend është veç 4%, një gjë e tillë nuk po del...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në Departamentin e Shtetit u mirëprit nga zëvendës...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes, por nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
    Lajme18 Tetor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se aleatët po vazhdojnë punën për të sgiruuar që KFOR të ketë forcat...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka shënuar sot 18 tetorin, Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ku këtë vit në...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar, është takuar me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në Beograd. Nga kryeqyteti serb, Blanar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.