×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetarani i UÇK-së, Rrahman Mani nuk po mund ta mbuloj as 30% të shumës që i duhen për operim

    FrontOnline
    16 Mars 2021
     Rrahman Mani nga Podujeva i doli në mbrojtje atdheut kur ishte nevoja, por ai me pensionin e veteranit nuk po ia del t’i mbulojë shpenzimet shëndetësore.

    Për më keq veterani i luftës sot ka mbetur i vetëm dhe i harruar pothuajse nga të gjithë.

    “Jam Rrahman Mani. Kam kontribuar për çështjen kombëtare të Kosovës që nga viti 1968. Kam kontribuar që vendi ynë të bëhet i pavarur…Me 170 euro të veteranit nuk kam mundur as një kafshatë bukë ta ha. Kam mbetur i vetëm”, rrëfen ai për RTV Dukagjinin.

    Pos vetmisë Rrahmanin po e mundojnë edhe sëmundjet.

    “Jam shumë i sëmurë. Më duhet t’i bëjë dy operacione. Për operacionin që do ta bëjë në Prishtinë tashmë kam bërë terminin”.

    Ministria e Shëndetësisë e ka mbuluar 70% të kostos së operacionit por 72 vjeçari thotë se nuk ka mundësi ta mbulojë pjesën tjetër prej 30% të shumës.

    “Komplet operacioni kushton 19 mijë euro. Faleminderit ministrisë që ma ka mbuluar 70% të shumës. Por mua më duhet të qëndrojë edhe disa ditë i shtrirë në spital pas operacionit. Unë për këto duhet të kem para. Ku t’i marrë këto para”, shton më tej Mani.

    Ministria e Shëndetësisë thotë se janë disa pacientë kur iu mbulohen të gjitha shpenzimet, por në këtë grup nuk bënë pjesë edhe Rrahman Mani.

    Fondi për Sigurime Shëndetësore është themeluar në vitin 2013. Në këtë fond qeveria derdh rreth 10 milionë euro, ku përfitues janë pacientët që nuk mund të trajtohen në institucionet publike shëndetësore të Kosovës.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2024
    Autostrada Gjilan-Prishtinë, është përballur me vonesa të mëdha në përfundimin e tij krahas afateve të parashikuara, për këtë vonesë ish-kryetari i Komunës...
    Lajme02 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ngacmimit seksual të ndodhur dje në Prishtinë Sipas njoftimit, një grua ka thënë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, për deklaratën e tij se “pagat dolën, ushtarët po...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të mërkurën për shkak të shqetësimeve për një përshkallëzim edhe më të madh në Lindjen e...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj konsideron se rruga Podujevë-Prishtinë është imazhi i Qeverisë aktuale. Lekaj thotë për “Front Online” se pushteti i...
    Sport02 Tetor 2024
    Sonte do të luhen ndeshjet e dyta të kësaj jave në Champions League, ku do të spikat ndeshja mes Lille të Edon...
    Lajme02 Tetor 2024
    Premtoi se do t’i përfundojë dy autostradat, të Gjilanit dhe Podujevës, por e përfundoi mandatin, por jo edhe projektet e nisura infrastrukturore....
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance, me pikëpamje thellësisht të kundërta për çështjet që e shqetësojnë Amerikën, shtrënguan duart mbrëmjen e...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”. Konferenca do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.