Në mesin e shumë qytetarëve të cilët po kërkojnë me urgjencë plazmë të gjakut për pacientët e prekur me COVID-19 është edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Cakaj kërkoi me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain e tij.
Cakaj bëri të ditur se babai i tij, Shkëlzeni është i shtrirë në QKUK, i shtrënguar nga beteja me COVID-19, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.
Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!
Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.
Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998.