×
  • Kronika
  • Kronika

    Ngjarja tragjike e çiftit Sopi, Prokuroria jep detaje për raportimet e gruas të bëra më herët

    FrontOnline
    16 Mars 2021

    Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm/Njësiti për Dhunë në Familje, njofton opinionin se pas raportimit të rastit nga policia, më 03.03.2021, ka iniciuar rastin “dhunë në familje”, kundër të dyshuarit (tani i ndjeri) Lulzim Sopi.

    ‘Sipas shkresave të lëndës rezulton se vajza e të dëmtuarës, S.S. (tani e ndjera), e para e kishte raportuar rastin në polici, ku menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është intervistuar e dëmtuara S.S., e cila në deklaratën e saj ka theksuar se me këtë datë kishte pasur mosmarrëveshje me ish-bashkëshortin e saj dhe i njëjti e kishte sulmuar fizikisht, por që ka refuzuar të pranojë ndihmën mjekësore pasi ka qenë diçka momentale dhe nuk dëshiron që më tutje të vazhdojë me rastin”,thuhet në njoftimin për media.

    Prokurori i Shtetit, ka autorizuar policinë që të ndërmarrë edhe veprime tjera të nevojshme hetimore, ku është intervistuar i dyshuari, i cili e ka mohuar ta ketë sulmuar ish-bashkëshorten e tij.

    “Për të sqaruar ende këto rrethana të ekzistimit të veprës penale, prokuroria i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ashtu që, më 04.03.2021, ka ftuar në polici për deklaratë shtesë të dëmtuarën S.S., por e njëjta përsëri nuk është paraqitur në Stacion policor”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë.

    Ndryshe gjatë ditës së djeshme pati raportime të shumta se e ndjera Sebahate Sopi kishte raportuar edhe më herët për dhunë fizike dhe psiqike të përdorur nga i ndjeri Luan Sopi, bashkëshorti i saj.

    Dyshja pas probleme të njëpasnjëshme ishin në një procedurë divorci, por që i dyshuari tashëm i ndjerë i dha fund jetës së bashkëshortes dhe jetës së tij mëngjesin e së dielës.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Kronika15 Tetor 2024
    Një 56-vjeçar nga Prizreni, i identifikuar si shtetasi me iniciale F. A., është proceduar penalisht në Morinë pasi tentoi të fuste në...
    Kronika15 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi. Ai dyshohet për dy vepra penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë...
    Kronika15 Tetor 2024
    Një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Fushë Kosovë. Siç bën të ditur policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, reagoi ndaj bisedës mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, duke e cilësuar atë si një shuplakë për...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Drejtoria për Statistikat e Malit të Zi, Monstat publikoi të martën një pjesë të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Mal...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Rreth 2.000 njerëz morën pjesë të martën në varrimin e 19 njerëzve që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që Ura e Ibrit do të hapet pas 5 shkurtit. “Pasi që të kryhet procesi...
    Lajme15 Tetor 2024
    Besa Gaxheri, deputete nga LDK, ka reaguar lidhur me bisedën e publikuar mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. Ajo ka theksuar se...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Një plagosje me armë ka ndodhur në Vorë të Shqipërisë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Marikaj, shkruan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.