×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Handikos prezanton qeset që synojnë mbrojtjen e ambientit dhe aftësimin e personave me aftësi të kufizuar

    FrontOnline
    16 Mars 2021

    Handikos sot ka prezantuar aktivitetet e personave me aftësi të kufizuara të realizuara në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes prodhimit të strajcave të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit”.

    Drejtori ekzekutiv i HANDIKOS, Afrim Maliqi tha se këtë projekt e ka cilësuar si arritje e qëndrueshmërisë që do ndikoj jo vetëm tek kjo kategori në nevojë, por për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Maliqi derisa i ka renditur disa kërkesa për qeverinë e ardhshme të Kosovës tha se përmes këtyre kërkesave ndikohet në tejkalimin e sfidave për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.

    Maliqi: Kërkojmë të shpallet viti 2022 vit i personave me aftësi të kufizuara

    “Zbatimi dhe plotësimi i legjislacionit në Kosovë, përfshirja e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Kushtetutën e Kosovës, aprovimin dhe zbatimi i planit tre vjeçar për personat me aftësi të kufizuara që bazohet në strategji 10 vjeçare dhe gjithsesi plani një vjeçar dhe shpallja e vitit 2022 vit i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara[…]Nuk do ta quaj projekt do e quajmë një arritje e qëndrueshmërisë që do ndikoj drejtpërdrejtë jo vetëm tek personat me aftësi të kufizuara por edhe tek të gjithë qytetarët e vendit tonë“, theksoi Maliqi.

    Kurse, Gazmend Bërlajolli nga The Ballkan Forume shpreson që përmes këtij projekti do arrijnë synimet e tyre për aftësimin e personave me aftësi të kufizuara për tregun e punës si dhe largimin nga përdorimit të qeseve të plastikës.

    Bërlajolli: Synojmë të largojmë nga përdorimi qeset e plastikës

    “Projekti ka ngjallur një entuziazëm të madh tek pjesëmarrësit tek personat që janë aftësuar dhe punësuar duke treguar ambicie se do tentojnë të hapin biznes familjar, dhe kjo për ne do thotë se jo që do punësojnë vetëm persona të familjes por edhe persona të tjerë[…]Ky projekt do ketë efekt sa më të madh në të ardhmen si në punësim të personave me aftësi të kufizuara por edhe në mbrojtjen e mjedisit dhe që ky është një synim në vete i projektit. Një synim kryesor i yni është që të reduktojmë përdorimin e qeseve një përdorimesh të plastikës, në një të ardhmen të afërt po shpresojmë të kemi një ligj që ndalon përdorimin e qeseve të plastikës“ , u shpreh ai.

    Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahmani tha se kërkesat e personave me aftësi të kufizuara nga qeveri e re e Kosovës do dëgjohen.

    Rrahmani: Do punojmë për t’i zgjedhur problemet e personave me aftësi të kufizuara

    “Këto aktivitet do gjejnë mbështetjen edhe nga ana si qeverie e re por edhe si Kuvend i Kosovës kurdo dhe do kemi bashkëpunim në të ardhmen që me i zgjedh problemet dhe sfidat tuaja. Iu përgëzoj shumë për punën që keni bërë dhe shpresojmë që të ketë sa më shumë projekte edhe të përfundoj njëherë e mirë diskriminimi në punësim sidomos i personave me aftësi të kufizuara i cili është i pranishëm tek ne si shoqëri”, u shpreh Rrahmani.

    Të pranishëm në këtë event ishin edhe përfituesit nga ky projekt të cilët punuan në krijimin e çantave që kanë synim mbrojtjen e mjedisit.

    Fortesa Vishaselli njëra nga përfitueset tha se fillimisht ishte skeptike por tani që po shohin rezultatin janë të lumtur. Madje, ajo ka ftuar edhe anëtar të tjerë që t’i bashkohen kësaj iniciative me qëllim të vetëm të aftësohen për tregun e punës.

    Vushaselli: Të na bashkëngjiten edhe të tjerë të jemi të barabartë për një vend pune

    “Përshtypjet e mija të para për kursin e rrobaqepësisë ishin shumë skeptike sepse nuk kisha njohuri as në makinë dhe as në qepje në të gjitha pikat që I takojnë kësaj lëmie por me ndihmën e stafit të HANDIKOS ja arritëm sot ku jemi do doja që edhe të tjerë anëtar të na bashkëngjiten për kursin e rrobaqepësisë dhe të gjithë të jemi të barabartë për një vend pune”, u shpreh ajo.

    Kurse, Agon Caka i cili është anëtar në HANDIKOS por edhe pjesëmarrës në këtë projekt kërkoi mbështetjen e kësaj kategori dhe këtij projekti që siç tha ai ka synim të mbroj ambientin e Kosovës.

    Caka: Mesazhi i projektit është mbrojtja e ambientit

    “Për herë të parë kam filluar me kursin e rrobaqepësisë, por më herë kemi pasur projekte të ndryshme dhe trajnimet ë ndryshme por kjo ka qenë hera e parë për ta bërë se si të përpunohet një strajcë apo mënyrë për ta bërë këtë, ishte një sfidë për ta bërë këtë. Ndoshta strajca duket e thjesht por ka nj vlerë të madh një motivi dhe një mesazh të madh që do tregoj se do e mbrojë ambientin”, tha ai.

    Projekti “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes prodhimit të strajcave të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit” ka nisur nga nëntori i vitit të kaluar dhe pritet të përfundoj nga mesi i muajit prill. Ky projekt në tërësi është mbështetur nga Zyra Zvicerane në Kosovë, Meridian Express e disa kompani të tjera./B.Ibishi/

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Medica Gjakova ka mbajtur panel diskutimi për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë, adresimi i stigmatizimit dhe riintegrimit...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ditën e djeshme, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave përgjegjës për sulmin terrorist në Banjska, ku mbeti i...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka arritur në Shqipëri. Ai është pritur nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore.....
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Janë shkatërruar rreth 1 mijë armë ilegale. Shkatërrimi i tyre u bë sot në fshatin Prelez të Ferizajt. Konfiskimi i armëve u...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori sot pjesë në përurimin e pikës më të re të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ia ka ndalë mikrofonin ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës....
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, ku ka marrë pjesë në Samitin global ‘Vital Voices Summit’, bëri të ditur...
    Lajme12 Shtator 2024
    Problemet e këtyre dhe shumë të mbijetuarve të tjerë të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk përfunduan më 12...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.