×
  • Lajme
  • Lajme

    SHSKUK: Po pranojnë pacientë me Coronavirus edhe pse spitalet janë të mbushura

    FrontOnline
    14 Mars 2021

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK) ka njoftuar se do të pranojë të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim të koronavirusit.

    Ky institucion shëndetësor, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se përkundër që klinikat e QKUK’së janë të mbushura me pacientë të infektuar me Covid-19, çdo i sëmurë me të njëjtin virus do pranohet për trajtim. Reagimi i tyre vjen pas raportimeve se pacientë të sëmurë me virusin korona nuk po pranohen për hospitalizim në QKUK, shkruan Gazeta Express.

    Në njoftim tutje thuhet se kanë shtuar kapacitetet dhe janë vënë në përdorim edhe disa hapësira tjera të nevojshme për trajtim të pacientëve.

    Postimi i plotë:

    ShSKUK ka pranuar dhe do të pranojë të gjithë pacientët që kanë nevojë për spitalizim

    Në lidhje me shkrimet se të sëmurët me Covid në gjendje të rëndë, nuk po pranohen për spitalizim, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sqaron se përkundër mbingarkesave me të cilat po përballen klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, çdo i sëmurë që ka nevojë për trajtim, pranohet për spitalizim.

    Sa i përket pacientit me inicialet B.A, ai është paraqitur në Zyrën e pranimit në Klinikën Infektive, por nuk ka qenë i konfirmuar me Rt-PCR si Covid-19, përderisa klinika pranon vetëm rastet e konfirmuara me të cilat është e stërmbushur.

    I njëjti pacient, ishte referuar në Klinikën Infektive 2, e njohur si Mjekësia Sportive, por meqë kishte probleme të rënda të natyrës kronike në mushkëri, ishte udhëzuar për pranim në Klinikën e Pulmologjisë, në të cilën është pranuar dhe po e vazhdon trajtimin.

    Menaxhmenti i ShSKUK do të ndërmarrë masat konform legjislacionit në fuqi, ndaj kujdo që vërtetohet se nuk ka kryer detyrat e punës.

    Duhet theksuar se ShSKUK ka shtuar kapacitetet, duke lëshuar në punë hapësira të tjera për spitalizim, ka mobilizuar mjekë dhe infermier/e, të cilët po merren me trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe kofirmuar me Covid.

    Edhe pas 1 viti të përballjes me Covid-19, mjekët, infermierët dhe stafi tjetër mbështetës po japin maskimumin e tyre për të trajtuar pacientët me Covid.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Reshjet që kanë nisur gjatë ditës së sotme në territorin e Kosovës, nuk pritet të sjellin vërshime. Kështu deklaroi Besim Aliu, hidrometeorolog...
    Lajme04 Tetor 2024
    Listës së miliona vizitorëve në kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz i janë shtuar edhe emrat e dy zyrtarëve të lartë policorë...
    Lajme04 Tetor 2024
    Zëdhënësja e Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka bërë apel te qytetarët të mos kenë panik sa i përket rritjes së manganit...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sonte për vizitë në dy fshatra të komunës së Malishevës. Ai ka njoftuar se në...
    Lajme04 Tetor 2024
    Objekti i zjarrfikësve në Zveçan është duke u rinovuar. Gjatë ditës së sotme këtë objekt e ka vizituar kryetari i Komunës së...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    I gjithë territori shqiptar është përfshirë këtë të premte nga stuhi shiu. Intensiteti i lartë i reshjeve është shoqëruar me problematika në...
    Sport04 Tetor 2024
    Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e Junior-Paul Ngatta. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka nënshkruar me klubin nga kryeqyteti, duke u ofruar...
    Sport04 Tetor 2024
    Në një konferencë për shtyp, Mikel Arteta u pyet për arsyet e serisë së golave ​​të Kai Havertz. “Para së gjithash, sepse...
    Lajme04 Tetor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka vizituar kampin “Sulltan Murat” në Prizren, ku u takua me personelin e kontingjentit turk në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.