×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon votimi për kryetarin e LDK’së

    FrontOnline
    14 Mars 2021

    Ka përfunduar votimi i delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të zgjedhur liderin e ri të partisë.

    328 delegatë të LDK-së sot në Kuvendin e partisë kanë hedhur votën e tyre të fshehtë.

    Në garë për të parin e LDK-së ishin Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa. Votimi i delegatëve është parë si votim i rregullt dhe pa ndonjë incident të mundshëm. Garën për kryetar të LDK-së ditë më parë e bëri publike edhe Anton Quni, por që i njëjti sot u tërhoq nga ky kandidim.

    “Ka përfunduar votimi i të gjithë delegatëve. Më pas duhet të shihet se si kanë qenë votat dhe të shihet a duhet të shkojmë edhe në një votim apo jo”, tha Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Abrashi theksoi se kutia do të tregojë se kush sa vota ka marrë.

    “Kanë qenë diskutime e konsultime në të gjitha degët dhe të gjithë kanë qenë të një mëndje se votimi duhet të jetë i fshehtë dhe kësisoj është bërë. Tash i shohim numrat se kush sa ka marrë. Fillon numërimi i votave, nëse ndonjëri ka marrë mbi 50%, nëse jo atëherë dy që kanë më tepër vota shkojnë në raundin e radhës”, tha ai.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjithshëm dhe Administratorin e Asociuar të Programit për Zhvillim të Kombeve të...
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ka folur lidhur me planin e Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit. Dugolli ka thënë se...
    Të tjera
    Sport26 Shtator 2024
    FIFA do të vlerësojë javën e ardhshme nëse do ta ndalojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar në mes të luftës në vazhdim. Një...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar fshatin Krushevë të Madhe në Klinë ku është pritur nga familja...
    Lajme26 Shtator 2024
    Thellimi i bashkëpunimit bilateral në fusha specifike, përfshirë ekonominë, ndryshimet klimatike, mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë e pastër, ishte theksi i bisedës...
    Lajme26 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo, në selinë e Kombeve të...
    Lajme26 Shtator 2024
    Gazetari Halil Mula njofton për takimin që u zhvillua sot mes Zëvendes-asistentit të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Alexander Kasanof dhe komunitetit...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në New York e ka takuar edhe homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis. Kurti njoftoi se me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.