×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisionerët e dyshuar për manipulim me vota në “listën e zezë” të KQZ-së

    FrontOnline
    14 Mars 2021

    Dy persona të cilët ishin të angazhuar si komisionerë në zgjedhjet e fundit nën dyshimin për mashtrim me vota dhe marrje ryshfeti po vuajnë masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Pavarësisht se a do të shpallen fajtor apo jo, të njëjtit nuk do të mund të angazhohen në cilësi të komisionerëve apo stafit tjetër të KQZ-së, në procese të tjera zgjedhore.

    Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili tha se në të gjitha rastet kur KQZ vëren se procesi zgjedhor cenohet nga komisionerët atëherë emrat e tyre i dërgon në Prokurori të Shtetit dhe veprimi tjetër tha se është moslejimi i të njëjtëve që të marrin pjesë në zgjedhje të tjera si komisionerë.

    Sipas tij, krejt kjo bëhet me qëllim të ruajtjes së integritetit të proceseve zgjedhore edhe në të ardhmen.

    Elezi: Me qëllim të ruajtjes së integritetit të proceseve të ardhshme zgjedhore

    “Në rastet kur KQZ vëren se procesi zgjedhor cenohet nga persona të ndryshëm, në këtë rast komisionerët apo stafi tjetër, atëherë KQZ këto raste, emrat e tyre i dërgon në Prokurorinë e Shtetit për veprime të mëtutjeshme ligjore. Po ashtu, hap tjetër që ndërmerr KQZ është moslejimi i angazhimit në zgjedhje i personave të cilët janë pjesë e proceseve hetimore nga ana e institucioneve të drejtësisë për shkak se kanë kryer vepër penale kundër të drejtave të votimit. Këto veprime KQZ i ndërmerr me qëllim të ruajtjes së integritetit të proceseve të ardhshme zgjedhore. Pra, është një masë të cilën e zbaton KQZ çdo herë”, tha ai.

    Për ta pamundësuar angazhimin e të njëjtëve, Elezi tha se kanë miratuar dy rregulla zgjedhore që e saktësojnë këtë çështje.

    Po ashtu, ai bëri të ditur se në proceset e kaluara zgjedhore KQZ-ja ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’ju ndaluar angazhimin atyre që janë dyshuar apo janë shpallur fajtor për manipulim me vota.

    Elezi: KQZ-ja ka miratuar dy rregulla zgjedhore që e saktësojnë këtë çështje

    “Për të pamundësuar angazhimin e personave të dënuar për manipulime ose që janë pjesë e proceseve hetimore dhe gjyqësore, KQZ-ja ka miratuar dy rregulla zgjedhore që e saktësojnë këtë çështje. Përmes rregullës zgjedhore për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe rregullës tjetër për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit, KQZ-ja tregohet e kujdesshme ndaj procesit zgjedhor, sepse nuk lejon angazhimin e personave që janë duke u hetuar, nëse janë të dyshuar apo nëse janë shpallur fajtor për vepra penale që kanë cenuar procesin zgjedhor. Nëse flasim përgjithësisht për proceset zgjedhore të viteve të fundit, mund të themi se me dhjetëra apo qindra raste janë proceduar nga ana e KQZ-së në Prokurorinë e Shtetit dhe se të njëjtit nuk janë lejuar që të angazhohen në proceset pasuese zgjedhore”, tha Elezi.

    Komisionerët e KQZ-së janë vënë në qendër të kritikave pas dyshimeve se kanë manipuluar votat brenda listave të partive, duke rrezikuar që të dëmtohet procesi zgjedhor për të cilin ka pasur lëvdata. Madje, ka pasur ide që komisionarët që zgjidhen nga partiakë të mos lejohen të numërojnë votat në të ardhmen./

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dje propozimin e Nënkryetares Jehona Lushaku Sadriu për subvencionimin e Kuzhinës Qendrore për mësimin tërëditor me...
    Lajme14 Shtator 2024
    Gjatë ditës së premte, në Bllacë, që gjendet afër vendkalimit kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, janë vendosur tabela në gjuhën maqedonase,...
    Lajme14 Shtator 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas konferencës së djeshme të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Burim Ramadani, analist i sigurisë dhe politikës, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fjalimin e djeshëm të presidentit të...
    Lajme14 Shtator 2024
    Njësia e TASK-FORC-ës (Polica e Kosovës dhe Dogana e Kosovës), konkretisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje, më14.09.2024 rreth...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndërkombëtare e Politikave mediatike të rajonit NRW në një intervistë për DW, thekson...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë evakuuar, pasi pjesa lindore e Rumanisë u godit nga vërshime...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Leicesterit, Steve Cooper po përballet me vështirësi në stadiumin King Power, vetëm trei ndeshje në sezonin e Ligës Premier. Pas...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbledhë të enjten në Bruksel liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.