×
  • Lajme
  • Lajme

    30 ditë paraburgim për të dy të arrestuarit në Gjilan, dyshohen për keqpërdorime me subvencione

    FrontOnline
    13 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve Z. P. dhe B. T.

    Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Z. P. që nga viti 2012, deri në fund të vitit 2020, si person zyrtar në cilësinë e zyrtarit për vlerësim dhe verifikim të aplikacioneve, në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Gjilanit, në vazhdimësi dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe të pandehurin tjetër B.T., ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i mundësuar të pandehurit B.T., përfitimin e kundërligjshëm të subvencioneve.

    Të pandehurit dyshohet t’i kenë kryer veprat penale në vazhdimësi, që nga viti 2012 deri në vitin 2020, çka do të thotë se të pandehurit kanë vepruar në mënyrë kontinuele dhe në vazhdimësi nga kjo bazë ekziston rreziku se po që se të njëjtit do të liheshin në liri do të vazhdonin në kryerjen e veprave penale.

    Me këto veprime, i pandehuri Z. P., dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i pandehuri B. T., në cilësinë e fermerit, ka kryer veprën penale “mashtrimi me subvencione” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale ka caktuar masën e paraburgimit, duke konsideruar se të njëjtit po të gjendet në liri do të asgjësonin apo dëmtonin provat materiale.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Nga Grupi Multietnik ka folur zv/kryetari i dytë në Komisionin për Arsim, Enis Kervan i cili tha se shpreson që premtimet të...
    Lajme15 Shtator 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka uruar që të kthehet sa më shpejtë  nga Haga ish kreu i kësaj...
    Lajme15 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Kolonia” në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, për substanca të dyshuara...
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    Lëvizja Vetëvendosja para se të vinte në pushtet kishte premtuar ndërtimin e 160 çerdheve gjatë mandatit qeverisës të Albin Kurtit. Kanë mbetur...
    Kronika15 Shtator 2024
    Një burrë është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas. Viktima ka pranuar tretman mjekësor,...
    Lajme15 Shtator 2024
    15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Sot është Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën...
    Lajme15 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve, pas disa operacioneve në qytete...
    Lajme15 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, nesër do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Një shpërthim i kamionit me gaz në një rrugë në gadishullin jugor të Haitit të shtunën vrau 24 persona dhe la gjysmën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.