×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i BE-së në Kosovë: Pres që institucionet të formohen shpejtë

    FrontOnline
    13 Mars 2021

    Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka përgëzuar KQZ-në pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve për më pak se një muaj.

    Ambasadori Szunyog ka shkruar se pret që insitucionet e Kosovës të formohet shpejt dhe të punojnë për popullin e Kosovës.

    “E vlerësoj që KQZ ishte në gjendje të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve më pak se një muaj pas ditës së zgjedhjeve. Pres që institucionet e Kosovës (parlamenti, qeveria dhe presidenti) të themelohen së shpejti dhe të fillojnë të punojnë për të mirën e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.

    Me rezultatet përfundimtare, Vetëvendosja do të ketë 58 deputetë, PDK’ja 19, LDK’ja 15, Srpska Lista 10, AAK’ja 8, KDTP’ja 2, VAKAT 1, IRDK’ja 1, RI’ja 1, NDS’ja 1, SDU’ja 1, JGP’ja 1, PAI 1, LPRK’ja 1.

    Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në Neë York ka thënë se Kosova...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar fshatin Krushevë të Madhe në Klinë, ku tregon se në programin...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Njësitin e Antidrogës të Policisë së Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Delegacioni i Turqisë dhe delegacionet e shumë vendeve të tjera dolën në shenjë proteste ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në qeverinë e ardhshme, Kosova do të...
    Sport27 Shtator 2024
    Superliga e Kosovës në futboll vjen të shtunën me dy ndeshje në kuadër të Javës së shtatë. Dukagjini i Klinës e pret...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në emisionin “Canapé” të enjten, ish-deputeti Daut Haradinaj kritikoi ashpër përdorimin e termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet zyrtare, duke...
    Lajme27 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë pasi që...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditë së tretë të qëndrimit në New York, takoi sekretarin e shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.