×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama zbulon se ka drekuar me Kurtin: Dreka e vetme që ngrëna me një opozitar

    FrontOnline
    12 Mars 2021

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar se një herë ka ngrënë një darkë me kandidatin e VV’së për kryeministër, Albin Kurtin. Rama sqaroi se kjo është darka e vetme që ka ngrënë me një opozitar.

    Rama tha se ka kaluar mirë me Kurtin gjatë darkës.

    Hëngra drekë me Albinin, hëngra drekë me opozitën. Kalova shumë mirë. Nuk dua ta diskutoj më shumë këtë gjë. Meqenëse me Bashën nuk kam drekuar kurrë, së paku drekova me një opozitar”, tha Rama në Neës24.

    Tutje, kryeministri i Shqipërisë foli edhe për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, ku sipas tij sondazhet e nxjerrin fituese PS’në.

    “Unë di të them kaq, ne kemi objektivat. Ne kemi strategjinë, skuadrën edhe programin që do të realizojmë në 4 vitet e ardhshme. Objektivat që kemi janë të shpallura. Sondazhet na tregojnë fitues, në avantazh, Na tregojnë më në avantazh se sa ishim ne 2017-n. Deri tani jemi 0-0. Rezultati është kur të gjitha votat janë në kuti”.

    Rama synon që në zgjedhjet e ardhshme të marrë 74 mandate në Kuvend.

    “Ne do të fitojmë zgjedhjet dhe do të konfirmojmë minimalisht 74 mandate. Minimalisht. Zgjedhjet e lira i kemi pasur dhe do të vazhdojmë t’i kemi. Pse në 2017-ën zgjedhjet i fitoi Luli?!”, shtoi Rama.

     

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dje propozimin e Nënkryetares Jehona Lushaku Sadriu për subvencionimin e Kuzhinës Qendrore për mësimin tërëditor me...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqm njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë. “Dua të besoj se...
    Lajme14 Shtator 2024
    Gjatë ditës së premte, në Bllacë, që gjendet afër vendkalimit kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, janë vendosur tabela në gjuhën maqedonase,...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Njësia e TASK-FORC-ës (Polica e Kosovës dhe Dogana e Kosovës), konkretisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje, më14.09.2024 rreth...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndërkombëtare e Politikave mediatike të rajonit NRW në një intervistë për DW, thekson...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë evakuuar, pasi pjesa lindore e Rumanisë u godit nga vërshime...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Leicesterit, Steve Cooper po përballet me vështirësi në stadiumin King Power, vetëm trei ndeshje në sezonin e Ligës Premier. Pas...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbledhë të enjten në Bruksel liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor....
    Lajme14 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandën me mjaltë në magjistralen Gjilan-Prishtinë. Dogana ka ndaluar një veturë me targa serbe e drejtuar nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.