×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave me supozime se ka pasur manipulime, dëmton integritetin zgjedhor

    FrontOnline
    11 Mars 2021

    “Rinumërimi i të gjitha vendvotimeve në nivel vendi, vetëm mbi bazën e supozimeve se mund të ketë pasur manipulime – pa prova konkrete, do t’a dëmtonte seriozisht integritetin e procesit zgjedhor dhe do t’a minonte besimin e publikut në këto zgjedhje”, kështu thotë Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

    Kjo deklaratë e Cakollit vie pasi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj të enjten pas mbledhjes që kishte me nënkryetarët e partisë dhe kryetarët e komunave të kësaj partie deklaroi se kërkon rinumërim të plotë të votave përshkak të keqpërdorimit me vota.

    Por rinumërimi i tërësishëm i votave, sipas Cakollit do të duhet të ndodhte vetëm në rast se ka prova të mjaftueshme për skema masive të manipulimit apo falsifikimit të rezultateve që kanë ndodhur në tërë Kosovën dhe jo vetëm brenda listave të kandidatëve.

    “Rinumërimi i tërësishëm do të duhej të ndodhte vetëm në rast se ka prova të mjaftueshme për skema masive të manipulimit apo falsifikimit të rezultateve kanë ndodhur në tërë Kosovën, jo vetëm brenda listave apo kandidatëve të caktuar”, tha Cakolli.

    Ai thotë se “Edhe po të mos kishim fare “ngutinë” e formimit të institucioneve, sërish nuk do të duhej të kishim rinumërim, vetëm pse dikush i ka thënë dikujt – një kandidati – se ka votuar për të, e një votë e tillë nuk është reflektuar në rezultatet zyrtare”.

    Ndër tjera Cakolli theksoi se s’mund të ketë rinumërim të votave vetëm për t’a pastruar imazhin e një subjekti politik apo kandidatëve të caktuar.

    “E për më shumë, s’mund të kemi rinumërime për t’a pastruar imazhin e një subjekti politik apo kandidatëve të caktuar që mund të jenë të përfshirë në fenomene të tilla. Sidoqoftë, është më se evidente që votimi preferencial, kualiteti i trajnimeve të komisionerëve lidhur me numërimin, si dhe tendencat e komisionerëve për mosreflektimin e drejtë të vullnetit qytetar, janë faktorë që e bëjnë të domosdoshme rishikimin e këtij aspekti të procesit zgjedhor në tërësi”, ka thënë Cakolli.

    Lidhur me kërkesën e Haradinajt ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga IKD.

    Ai tha se rinumërimi i votave nuk është fontanë dëshirash.

    Ndërkohë që lidhur me keqpërdorimin e votave janë arrestuar dy komisionerë.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Kolonia” në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, për substanca të dyshuara...
    Lajme15 Shtator 2024
    Shkalla e lartë e importit dhe prodhimi i vogël vendës po shihet me shqetësim nga ekonomistët kosovarë. Ata i fajësojnë institucionet e...
    Lajme15 Shtator 2024
    Megjithatë nga MASHT-i kanë fajësuar Komunat për mos aplikimin e ndonjë kërkese për ndërtimin e çerdheve. “Ndërtimi i çerdheve nuk mund të...
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    300 metra larg Manastirit të Banjskës, mysafirët në hotelin “Rajska Banja” ishin zgjuar nga gjumi si pasojë e luftimeve. Të shtënat nuk...
    Sport15 Shtator 2024
    UEFA i ka bërë me dijë Anglisë se ata mund të përjashtohen nga Euro 2028, përkundër faktit se janë nikoqir të saj....
    Lajme15 Shtator 2024
    Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka shprehur shqetësimin për pengesat që u janë shkaktuar nga Ministria e Financave,...
    Lajme15 Shtator 2024
    Sot mbushen 26-vjet nga beteja e Kaqandollit. Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ngjarjet e ditës: 15 shtator 2024 10:00 Federata e Paraboccia-s organizon një aktivitet sportiv në disiplinën e Paraboccia-s. Ky event synon të...
    Lajme15 Shtator 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.