×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vetëm Haziri mund ta bëjë një hap para për ta bashkuar Osmanin me LDK-në”

    FrontOnline
    10 Mars 2021

    Kandidatja e zgjedhur për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, beson se shumica e delegatëve të këtij subjekti do ta mbështesin Lutfi Hazirin për t’u zgjedhur kryetar i partisë më 14 mars, kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor.

    Bunjaku-Rexhepi në Info Magazine ka deklaruar se Haziri është një fytyrë unifikuese e cila do ta bashkojë LDK-në, për të cilën thotë se është përçarë kohëve të fundit.

    “Me kërkesën tonë të degës në Gjilan, Lutfi Haziri kandidon për kryetar të partisë. Ne i kemi bërë presion që ai të kandidojë për të parin e LDK-së. Ai e ka dëshmuar në shumë procese se ka qenë afër LDK-së, pasi është aty që nga fillimi i saj. Haziri ka qenë në këtë parti në ditët e mira dhe të vështira”.

    “Unë pas asnjë hezitim besoj se shumica e delegatëve do ta mbështesin Hazirin, të gjitha kandidaturat për kryetar janë të mira. Por, mendoj se më i duhuri është Haziri, të cilin do ta votojë më 14 mars. Ndër tjera, Haziri gjithmonë e ka dëshmuar se është një fytyrë unifikuese. Ai do ta bashkojë LDK-në nga përçarjet që i kishim. Ai po ashtu do t’i bëjë bashkë të gjitha gjeneratat e subjektit”.

    Bunjaku-Rexhepi ka theksuar se vetëm me Lutfi Haziri mund ta shtyjë Vjosa Osmani që ta bëjë një hap para për rikthimin e saj në LDK.

    “Unë mendoj se me Lutfi Hazirin, Vjosa Osmani mund të përafrohet dhe të bëjë një hap para në LDK. Haziri ka votuar kundër shkarkimit të Osmanit si nënkryetare e LDK-së, këtë ai e ka bërë të ditur vetë”.

    “Unë besoj se vetëm ai mund ta bëjë një hap për ta bashkuar Osmanin dhe të gjithë ata që janë të hidhëruar, të cilët më parë ishin pjesë e partisë. Me bashkimin e të gjithëve LDK-ja mundet të dalë e para në Kosovë. Ne duhet t’iu kërkojmë falje të gjithëve që i kemi hidhëruar, duhet të ecim para, LDK-ja i duhet Kosovës”.
    Ajo ka pohuar se është pro zgjedhjes së Osmanit si presidente e Kosovës, por ka shtuar se pozita e saj për këtë gjë do të jetë krahas vendimit dhe qëndrimit të partisë që ajo bën pjesë, për të cilin ka thënë se akoma nuk dihet cili do të jetë.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Gjatë ditës së premte, në Bllacë, që gjendet afër vendkalimit kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, janë vendosur tabela në gjuhën maqedonase,...
    Lajme14 Shtator 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas konferencës së djeshme të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke...
    Lajme14 Shtator 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, iu ka uruar ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook një fundjavë të mbarë. Pacolli urimin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbledhë të enjten në Bruksel liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor....
    Lajme14 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandën me mjaltë në magjistralen Gjilan-Prishtinë. Dogana ka ndaluar një veturë me targa serbe e drejtuar nga...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se fokusi i BE-së është në agresionin rus ndaj Ukrainës, ndërsa nuk ka kohë...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar kërcënimet e Aleksander Vuçiqit për pushtimin e Kosovës dhe reagimin e kryeministrit Albin Kurti. Ajo...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    NATO ka mundur të bëjë më shumë për të armatosur Ukrainën dhe për të tentuar që të parandalojë pushtimin e Ukrainës, që...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Irani tha se ka dërguar në orbitë një satelit hulumtues me një raketë të ndërtuar nga divizioni i hapësirës i Gardës Revolucionare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.