×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati i VV’së ankohet për votat e diasporës, thotë se i janë zhdukur

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Liri Loshi, ka kërkuar rinumërim të votave, teksa ka ngritur dyshime për, siç e cilëson ai, zhdukje votash, pas numërimit të votave nga diaspora.

    Loshi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se ka pritur afro 3000 vota nga mërgata, por i mori vetëm 314 sosh, përkundër se vinte si kandidat nga diaspora.

    Përveç tjerash, ai ka publikuar edhe një fotografi ku iu është ofruar blerja e votave për 500 euro.

    “Më heret kam pas shkruar se dikush më kishte ofruar 500 vota në këmbim të 500 eurove, gjë që e kam refuzuar, por që do ta bëj publike tani duke e sjellë një screenshot të asaj oferte në inbox. Nuk e di a ishte person i vërtetë, apo profil i rrejshëm. Kjo është çështje për organet kompetente”, thuhet në postim.

    Postimi i plotë:

    Unë nuk jam ankuar zyrtarisht për këqpërdorim të votave, sepse sipas një plani paraprak, pas zgjedhjeve, pikërisht më 18 shkurt udhëtova për Kanada. Numri i votave që kam marrë arrin gjithsej 3504. Sa është real ky numër nuk di, nuk jam fare i sigurtë. Ajo që kam menduar atëherë, po edhe tash është se unë meqë nuk arrita numrin e nevojshëm të votave për t’u bërë deputet, duhej ta pranoja humbjen dhe ta vazhdoja jetën me normaliterin e saj. Kështu edhe jam duke vepruar, sadoqë COVID-19 ma prishi pak rendin.

    Sidoqoftë, ka një mospërputhje që kam hetuar me votat e mia në Pejë, bie fjala, ku komisionorët numëruan 335 vota në emrin tim, ndërkohë që nga të dhënat e KQZ dolën të ishin vetëm 214 vota! Pra, në Pejë, sipas kësaj mospërputhje më munguan 121 vota. Mospërputhje të ngjashme mund të ketë pasur gjithandej Kosovës, por unë rastësisht këtë defekt e kam hapur në Pejë.

    Tjetër, unë kam pritur që nga diaspora të kisha një numër të konsiderueshëm votash, por ndodhi që të regjistrohen vetëm 314 vota! Vetëm në Kanada, vetëm në SHBA, vetëm në Angli, apo vetëm në Suedi do të duhej të kisha mbi 300 vota. Tē mos flas për Zvicër dhe Gjermani, ku ka pasur potencial edhe më të madh për votat e mia. Pra, pritja ime ishte bukur reale, sepse unë prisja nja 2000 apo 3000 vota nga diaspora, meqë isha kandidat për deputet i diasporës nga partia më favorite në këto zgjedhje, siç ishte Lëvizja Vetëvendosje. Besoj se nëse shohim se cilit deputet iu shtuan disa mijëra vota nga diaspora nga këta që kishin numër të përafërt votash me mua, apo edhe më pak dhe që nuk ishin kandidatë nga diaspora, atëherë del sheshit se kah u zhdukën votat e mia, apo edhe të ndonjë kandidati tjetër.

    Një rinumërim i votave të disasporës, por edhe i të gjitha votave tjera, do të mund ta ndërronte dukshëm renditjen e kandidatëve me vota, por mbase edhe do të mund të dokumentonte se dyshimi im dhe i atyre që mendojnë si unë, nuk është i bazuar në realitet.

    Më heret kam pas shkruar se dikush më kishte ofruar 500 vota në këmbim të 500 eurove, gjë që e kam refuzuar, por që do ta bëj publike tani duke e sjellë një screenshot të asaj oferte në inbox. Nuk e di a ishte person i vërtetë, apo profil i rrejshëm. Kjo është çështje për organet kompetente.

    Sidoqoftë, jam shumë mirënjohes dhe falënderues ndaj të gjithë atyre që më kanë mbështetur me votën e tyre. Ndryshimi ka ndodhur dhe ai mund të vazjdojë edhe pa ne që nuk i kemi fituar votat e nevojshme. Por, ata që rastësisht kanë ndryshuar artificialisht vullnetin e votuesve, do ta pengojnë dhe do ta vonojnë ndryshimin. Unë mendoj se vetem një rinumërim i gjithmabrshëm i të gjitha votave, do të na jepte pasqyren e saktë të asaj çfarë ka ndodhur, në mënyrë që kush e ka vendin në burg, të mos futet gabimisht në parlament.

    https://www.facebook.com/liri.loshi/posts/3119514451485048

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me sulmin që u bëri mediave nga Neë York, duke...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShBA – Karta e Adriatikut. Gërvalla tha se gjatë këtij...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Në emisionin “Canapé” të enjten, ish-deputeti Daut Haradinaj kritikoi ashpër përdorimin e termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet zyrtare, duke...
    Lajme27 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë pasi që...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditë së tretë të qëndrimit në New York, takoi sekretarin e shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro...
    Lajme27 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy personave që po dyshohen se përfituan pasuri...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti i cili po qëndron në Nju Jork në javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vendit të saj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.