×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ja kush janë të rinjtë që pritet të udhëheqin listën e PS-së

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka prezantuar sot emrat që do të kryesojnë strukturën e partisë që ai drejton në zgjedhjet e 25 prillit.

    Rama është shprehur se këtë herë e ka ndryshuar skemën dhe vendet e para do t’i lihen të rinjve, grave dhe vajzave, përcjellë Klan Kosova.

    “Vendet e para i duhen lënë të rinjve, grave, vajzave, që nuk janë enturazh në PS, por janë akterë të rëndësishëm të të gjithë procesit tonë dhe nga ana tjetër, fuqizimi i mëtejshëm i grave dhe vajzave është pjesë e vizionit tim për këtë vend dhe i vizionit të PS për përfaqësimin në këtë vend. Mendoj që është e rëndësishme të ndalem këtu për të sqaruar këtë mesazh. Nuk e kuptoj çfarë kuptimi ka që të jem në vendin e parë të listës në Durrës dhe në Vlorë. Unë do të vendosem aty ku është objektivi bazë dhe me skuadrën bazë do luftoj për të arritur objektivin maksimal. Pikërisht se jam udhëheqësi i partisë, kam detyrën t’i bëj të dyja”, ka thënë Rama.

    Më pas ka bërë prezantimin e emrave që do të kryesojnë listat e qarqeve. Vihet re se të gjitha janë femra dhe vetëm në dy qarqe, listat udhëhiqen nga Erion Braçe dhe Lavdrim Krashi. Sa i përket listës së Tiranës, u shpreh se nuk i ndan dot Najada Çomon dhe Luljeta Bozon, për të cilat thotë se kanë arritur t’i përçojnë komunitetit një përmasë të prekshme përkujdesje dhe dashurie.

    Vendi i parë në Listën e Shkodrës: Edona Bilali

    Vendi i parë në Listën e Vlorës: Pranvera Sulaj

    Vendi i parë në Listën e Kukësit: Greta Duraku

    Vendi i parë në Listën e Korçës: Eni Zake

    Vendi i parë në Listën e Dibrës: Lavdrim Krashi

    Vendi i parë në Listën e Berat: Hatixhe Konomi

    Vendet e para në Listën e Tiranës: Luljeta Bozo dhe Najada Çomo

    Vendi i parë në Listën e Fierit: Erion Braçe

    Vendi i parë në Listën e Elbasanit: Evis Kushi

    Vendi i parë në Listën e Gjirokastrës: Mirela Kumbaro

    Vendi i parë në Listën e Lezhës: Lindita Nikolla

    Vendi i parë në Listën e Durrësit: Milva Ekonomi/Tch

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e reflekton vullnetin e shumicës së qytetarëve – është mesazhi...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-së që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Përderisa të tjerët ditën e lirë e shfrytëzojnë për piknik, më 1 maj punëtorët protestojnë. Në Shkup mijëra punonjës të sektorit publik...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Përderisa të tjerët ditën e lirë e shfrytëzojnë për piknik, më 1 maj punëtorët protestojnë. Në Shkup mijëra punonjës të sektorit publik...
    Sport01 Maj 2024
    Harry Kane ka qenë një ndër lojtarët kryesor të Bayern Munich në barazimin ndaj Real Madridit 2:2 në sfidën e parë gjysmëfinale...
    Vip01 Maj 2024
    Mbrëmë Romeo dhe Heidi kanë shkuar në nominim. Për këtë gjendjen nuk janë në dijeni banorët e tjerë. Kjo e ka mërzitur...
    Lajme01 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Aty për disa orë u diskutua për situatën...
    Lajme01 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshmitari i 60-të në rastin e ish-krerëve të UCK-së. Dëshmia...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një ekspozitë e pajisjeve ushtarake perëndimore të marra nga forcat e Kievit gjatë luftimeve në Ukrainë u hap më 1 maj në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.