×
  • Lajme
  • Lajme

    “Garda kanceroze që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal”

    FrontOnline
    06 Mars 2021

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka kritikuar partinë e tij, pasi sipas tij në të po vazhdon heshtja, terri dhe interesat e ngushta të klaneve të ndryshme.

    Në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, Rugova ka thënë se një marrëveshje në tavolinë nuk është reformë, por është marrëveshje për ndarje të pushtetit, sistemim interesash të klaneve të ndryshme.

    Madje ai ka thënë se garda kanceroze që e fundosi LDK-në, po synon një kryetar formal, dikë që mund ta kontrollojnë, sepse nuk e kanë synim fuqizimin e partisë, por vetëm interesin e ngushtë të tyre.

    “Edhe 8 ditë deri në Kuvendin zgjedhor dhe akoma vazhdon heshtja dhe terri. Një marrëveshje në tavolinë nuk është reformë, por është marrëveshje për ndarje pushteti, sistemim interesash të klaneve të ndryshme në stilin kush i pari, kush i dyti, ku jam unë dhe ku është ai tjetri. Garda kanceroze që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal, dikë që mund ta kontrollojnë, sepse nuk e kanë synim fuqizimin e LDK-së, por vetëm interesin e ngushtë të tyre. Si nuk kanë turp këta njerëz? A ngopen ndonjëherë?”, ka shkruar Rugova.LDK-ja do t’i mbajë zgjedhjet për kryetar të partisë në Kuvendin zgjedhor që është vendosur tashmë se do të mbahet me datë 14 mars.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë. Ajo përmes një...
    Lajme13 Shtator 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar në prova dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në një reagim ndaj  vendimit për  Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, deputetja Time Kadrijaj nga Alenca për...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Në Lipjan është arrestuar një person pasi raportohet se te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole me gaz...
    Kronika13 Shtator 2024
    Mëngjesin e së enjtes është arrestuar një person në Fushë Kosovë për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar fizikisht një shtetase...
    Lajme13 Shtator 2024
    Është arrestuar asamblisti i LDK-së, Enver Rrahmani, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht kryetarin e Podujevës,...
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se përmes presionit dhe kanosjeve kishte tentuar që t’i detyrojë disa punëtorë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush ka lënë një valixhe në oborrin e saj. Në fotot e siguruara...
    Kronika13 Shtator 2024
    Një burrë ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pasi që dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Sipas raportit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.