×
  • Lajme
  • Lajme

    Meta: Adem Jashari frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur mirënjohje të pafundme për Komandatin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin, për të cilin shënohet sot 23 vjetori i rënies heroike.

    I pari i shtetit shqiptar, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se Adem Jashari frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

    Më poshtë edhe komunikata e plotë.

    “Mirënjohje përjetë dhe nderimin më të lartë për sakrificën sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari, që frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

    Në themelet e shtetit të Kosovës qëndron gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit, që ashtu si Jasharët e Drenicës martire 23 vjet më parë, i treguan mbarë botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët. Të ardhmen e sigurt evropiane kombi ynë do t’ia dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e Dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë!”, shkruan Meta në Facebook.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga prokurorja e Zyrës së Kryeprokurorit...
    Lajme02 Maj 2024
    Reperi kosovar, Arijan Sijarina, i shpallur në kërkim, nën dyshimin se është përfshirë në incidentin që i parapriu vrasjes së rëndë në...
    Lajme02 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku raportohet se, një 57-vjeçar, dyshohet se, duke qenë në...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor njoftoi se trupi gjykues ka marrë vendim...
    Sport02 Maj 2024
    Pep Guardiola dëshiron një operacion të madh pastrimi në Manchester City këtë verë dhe deri në shtatë lojtarë mund të largohen nga...
    Lajme02 Maj 2024
    Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka deklaruar se Beogradi vlerëson dhe mbështet shumë përpjekjet që emisari evropian për dialogun,...
    Lajme02 Maj 2024
    Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Toby Vogel, ka reaguar lidhur me qëndrimin e Brukselit zyrtar për mundësinë e heqjes...
    Kronika02 Maj 2024
    Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5136 gjoba për kundërvajtje,...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përsëriti të enjten se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, duke shtuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.