×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, z. Ogasaëara Mitsunori, të shoqëruar nga sekretarja e dytë, znj. Kurimoto Kay, dhe këshilltari, Arbër Myftari, i priti sot në takim kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me deputeten dhe kryetaren e grupit ndërparlamentar për miqësi me Japoninë në legjislaturën e kaluar, Mimoza Kusari-Lila, deputetin Artan Abrashi, që ishte pjesë e këtij grupi për miqësi, dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

    Mitsunori e uroi Kurtin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, dhe për fitoren e arritur në këto zgjedhje.

    Ai tha se pret që me formimin e institucioneve të reja të vazhdojë bashkëpunimi për thellimin e partneritetit dhe miqësisë mes dy vendeve tona.

    “Kryeministri në ardhje, Albin Kurti e falënderoi për urimin, dhe duke ndarë të njëjtën bindje për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve tona, e njoftoi ambasadorin edhe me disa prej prioriteteve të qeverisjes tonë. Krahas përballjes me pandeminë, punësimit dhe drejtësisë, qeveria e re është e përcaktuar t’i mbështesë të rinjtë në fushën e inovacionit dhe teknologjisë. Deri më tani me një mbështetje të vogël, e në pjesën më të madhe të munguar nga shteti, rinia jonë ka demonstruar një talent të lartë e të çmueshëm në ndërmarrësi dhe teknologji. Ne jemi të interesuar që ata të kenë sa më shumë hapësirë e mundësi. Të dy palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të shtuar ekonomik e kulturor midis dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Në kuadër të aktiviteteve të fushatës: “Festo me Zemër, jo me Armë”, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherë Koordinator Nacional për Kontrollin...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës. Nën masa të rrepta sigurie, Kurti ka ngrënë drekë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në vitin e katërt të mandatit të qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në një...
    Sport10 Shtator 2024
    Që nga tetori i vitit 2019 kur Rusia fitonte 5-0 si mysafire e Qipros, këta të fundit nuk kanë pësuar më humbje...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një person është arrestuar djë në Podujevë pasi ishte në kërkim me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë. I arrestuari...
    Lajme10 Shtator 2024
    Tashmë ka nisur seanca fillestare ndaj Shkumbin Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje....
    Lajme10 Shtator 2024
    SBASHK vazhdon takimet konsultative me përfaqësuesit e arsimit, nga çerdhet deri në universitete, për të diskutuar realizimin e kërkesave të anëtarëve. Kryetari...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.