×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nga e marta ashpërsohet udhëtimi mes Francës dhe Gjermanisë

    FrontOnline
    01 Mars 2021

    Në Gjermani rajoni kufitar me Francën Moselle është shpallur zonë me mutacion të koronavirusit dhe janë vendosur kontrolle kufiri me këtë rajon. Francezët e konsiderojnë këtë vendim “të njëanshëm” dhe “brutal”.

    Prej ditësh kjo temë po diskutohej. Në rajonin kufitar të Francës me Gjermaninë, Moselle është përhapur varianti afrikan i koronavirusit (B1351).

    Sipas të dhënave të kryeministrit francez Jean Castex me këtë variant janë konstatuar 60 përqind e rasteve pozitive në Moselle.

    Në Gjermani kjo kuotë është, sipas të dhënave zyrtare, vetëm një përqind. Edhe incidenca shtatë ditore (numri i infeksioneve për 100.000 banorë në shtatë ditë) është afërsisht 300, shumë më e lartë se në anën tjetër të kufirit, në Saarland të Gjermanisë që ka një kuotë incidence 73, ndërsa në landin fqinjë, Renani-Palatinata kuota është vetëm 49.

    Tani departamenti në zonën Moselle në Francë me rreth një milionë banorë është klasifikuar si zonë e ashtuquajtur me variant të virusit.

    Nga dita e martë vlejnë si rrjedhojë rregulla të ashpërsuara udhëtimi midis dy vendeve në këtë pikëkalim.

    Kush do të vijë në Gjermani, duhet të paraqesë një test negativ të koronavirusit, jo më të vjetër se 48 orë dhe duhet të regjistrohet online përpara se të kalojë kufirin.

    Shoqëritë ajrore si dhe sipërmarrjet e autobusëve nuk lejohen të trasnportojnë pasagjerë nga Moselle për në Gjermani.

    Nga ky rregull përjashtohen shtetasit gjermanë si dhe të huajt, që jetojnë në Gjermani. Po ashtu edhe qarkullimi i mallrave dhe qarkullimi individual nuk preket nga rregullorja.

    Sidoqoftë kontrollet në këtë pikë kufitare do të jenë në formë sondazhi, jo aq të rrepta sa në kurifin me Çekinë dhe rajonin e Tirolit në Austri.

    Të shtunën (27.02) ministrat e Jashtëm, ai gjerman Heiko Maas dhe homologu francez Jean-Yves Le Drian dhanë udhëzimet, në mënyrë që të hënën (01.03) ministrat për Europën të të dy vendeve të thërrasin këshllin ndërkufitar për konsultime për zbatimin dhe koordinimin e rregullores së re. Sidoqoftë kufiri gjermano-francez nuk do të bllokohet si në periudhën e mbylljes në pranverën e vitit 2020.

    Sekretari për Europën në Francë Clément Beaune tha, se synimi është që pasojat të jenë sa më minimale.

    Ai shprehu megjithatë keqardhjen për vendimin e qeverisë gjermane, duke u shprehur se ky vendim përmban “masa të vështira”.

    Ai theksoi gjithashtu, se ka besim, që do të arrihet të ketë një koordinimin në frymën e bashkëpunimit gjermano-francez në mënyrë që të mund të shmanget një situatë si ajo e një viti më parë. Me fillimin e pandemisë më 2020 Gjermania rivendosi kontrollet kufitare, gjë që krijoi pakënaqësi në raportet gjermano-franceze në rajonet kufitare.

    Në rajonin Moselle braktualisht ka indinjatë: Presidenti i rajonit Grand Est ku bën pjesë edhe Moselle, Jean Rottner, tha në median franceze Franceinfo, se kemi pasur në fakt përshtypjen që autoritetet e të dyja vendeve po bashkëpunonin në mënyrë të frytshme. Por tani ky vendim është “brutal” dhe i “njëanshëm”.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Televizioni “Pink” ka shkruar për deklaratën si e quajnë skandaloze të Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Fondit Humanitar...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjermania ka thirrur një të dërguar të lartë rus lidhur me një seri sulmesh kibernetike që synojnë anëtarët e socialdemokratëve në pushtet...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Shtetit të Shqipërisë duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për FrontOnline, raportin e Reporterëve pa Kufij e konsideron mesazh të keq...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Shtetit të Shqipërisë duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për FrontOnline se raporti i “Reporterëve pa Kufij” tregon se për tri vite rresht Qeveria Kurti...
    Sport03 Maj 2024
    Labinot Bajrami që vlerësohet si një nga sulmuesit më perspektiv në Zvicër, së fundmi ka vazhduar kontratën me Zurichun. Klubi ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.