×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Theri me thikë taksistin dhe i morri para, një muaj paraburgim për të pandehurin

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit V.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitje.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se më datë 29 janar i pandehuri V.K., me një të mitur marrin një taksi, pronë e të dëmtuarit N.H., të cilin edhe e kanë sulmuar me thikë.

    “Pranë karriges së shoferit është ulur i pandehuri V.K., ndërsa mbrapa ka qenë i ulur i miturit A.Q., dhe nga shoferi i taxit – i dëmtuari kërkojnë që ti dërgon deri në fshatin Shirokë, dhe me të arritur në fshat i pandehuri V.K., nxjerrë thikën i ’a vendos në gjoks të dëmtuarit dhe i thotë që të vazhdojë për në fshatin Mushtisht, dhe me të arritur në afërsi, i pandehuri V.K., e urdhëron të kthehen majtas dhe të shkojnë në një arë të këtij fshati, dhe me thikë e shpon në gjoks të dëmtuarin N.H., e pastaj me dhunë ia merr 82 euro dhe dy telefona personale me sim- kartela dhe së bashku me të miturin ikin në drejtim të panjohur, ndërsa të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime trupore. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 18.02.2021 deri me datën 17.03.2021. Gjykata, konsideron se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, meqenëse i pandehuri V.K., nga dita kritike e deri në arrestimin e tij nga organet e ndjekjes i pandehuri ka qenë në arrati, andaj këto rrethana shtojnë dyshimin se i pandehuri mund të fshihet apo të ipet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, me çka do të pamundësoj zhvillimin e rregullt të kësaj procedure penale hetimore”, thuhet në komunikatë.

    Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. E dyshuara ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Ajo tha se pret që...
    Lajme03 Maj 2024
    Gazetari shumëvjeçar, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se si pasojë e popullizmit, Liritë Civile kanë rënë globalisht. ‘’Si pasojë e popullizmit, sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Shtetit të Shqipërisë duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për FrontOnline se raporti i “Reporterëve pa Kufij” tregon se për tri vite rresht Qeveria Kurti...
    Sport03 Maj 2024
    Labinot Bajrami që vlerësohet si një nga sulmuesit më perspektiv në Zvicër, së fundmi ka vazhduar kontratën me Zurichun. Klubi ka njoftuar...
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Arian Sijarinën, i cili dyshohet se në...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull, të parit të shtetit,...
    Vip03 Maj 2024
    Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.