×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ShBA-ja padit tre hakerë nga Koreja Veriore, synuan vjedhjen e 1.3 miliard dollarëve

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka akuzuar tre zyrtarë të inteligjencës ushtarake të Koresë Veriore për një fushatë të sulmeve kibernetike për të vjedhur 1.3 miliard dollarë nga bankat dhe nga viktima të tjera.

    “Operativët e Koresë Veriore, duke përdorur tastiera në vend të armëve, duke vjedhur kuleta digjitale të kriptovalutave në vend të thasëve me kesh, janë plaçkitësit kryesorë të bankave në botë”, tha përmes një deklarate ndihmësi i prokurorit të përgjithshëm, John Demers.

    Rasti i paraqitur në një gjykatë federale në Los Angeles mbështetet në akuzat e vitit 2018 kundër njërit prej tyre, Park Jin Hyok, i cili atë kohë ishte akuzuar për sulm kibernetik ndaj kompanisë Sony dhe vjedhjen e 81 milionë dollarëve më 2016 nga Banka Qendrore e Bangladeshit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Përpos akuzave të mëhershme, tre personat e akuzuar besohet se janë angazhuar në operacione jashtë Koresë Veriore, Rusisë dhe Kinës në përpjekje për të vjedhur 1.3 miliard dollarë duke hakuar kompjuterë përmes promovimit të aplikacioneve për kriptovaluta duke arritur të sigurojnë qasje në kuletat digjitale të viktimave.

    Këta persona dyshohet se kanë bërë sulme kibernetike dhe kanë vjedhur valuta digjitale në Slloveni dhe Indonezi si dhe kanë ndërhyrë në një shkëmbim valutash prej 11.8 milionë dollarëve në Nju Jork.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Televizioni “Pink” ka shkruar për deklaratën si e quajnë skandaloze të Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Fondit Humanitar...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjermania ka thirrur një të dërguar të lartë rus lidhur me një seri sulmesh kibernetike që synojnë anëtarët e socialdemokratëve në pushtet...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Shtetit të Shqipërisë duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për FrontOnline, raportin e Reporterëve pa Kufij e konsideron mesazh të keq...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Shtetit të Shqipërisë duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për FrontOnline se raporti i “Reporterëve pa Kufij” tregon se për tri vite rresht Qeveria Kurti...
    Sport03 Maj 2024
    Labinot Bajrami që vlerësohet si një nga sulmuesit më perspektiv në Zvicër, së fundmi ka vazhduar kontratën me Zurichun. Klubi ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.