×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Moti i rëndë, pengesë për qytetarët që të votojnë – qeveria po dështon të mirëmbajë rrugët

    FrontOnline
    14 Shkurt 2021

    Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka mbajtur konferencë për media, ku ka shprehur shqetësimin për pamundësinë e qytetarëve të Kosovës për të votuar, shkaku i rrugëve të papastruara, si pasojë e reshjeve të borës.

    Tahiri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, që nga mëngjesi, kur janë hapur vendvotimet, ka marrë shumë reagime nga ana e qytetarëve të Kosovës, sidomos të atyre që jetojnë në pjesët rurale, të cilët po e kanë të pamundur që të shkojnë në vendvotimet e tyre për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike për të votuar për shkak të rrugëve tërësisht të bllokuara.

    “Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për mospastrimin e rrugëve dhe kërkon nga institucioneve tona dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’i ndërmarrin të gjitha masat që të mundësohet qarkullimi i qytetarëve. Po ashtu, i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të sigurohet që çdo qytetari që dëshiron të votojë, t’i mundësohet një gjë e tillë.”, ka thënë ai.

    Sipas Tahirit, është tejet e rëndësishme që qytetarët të dalin për të votuar, sepse dita e sotme është manifestim i demokracisë, andaj PDK i fton të gjithë qytetarët që të mos dekurajohen pavarësisht kushteve atmosferike të gjejnë mundësinë për ta ushtruar të drejtën e tyre.

    “Edhe një herë, shpresojmë në reagim të menjëhershëm të autoriteteve përgjegjëse, derisa shprehim besimin e plotë që përkundër kushteve atmosferike, sot do të jetë një ditë shumë e mirë për Kosovën. Shqetësimi ynë i dytë është që shumë qytetarë që janë të infektuar me Covid nuk po u mundësohet të votojnë. “, ka përfunduar Tahiri.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Në emisionin “Canapé” të enjten, ish-deputeti Daut Haradinaj kritikoi ashpër përdorimin e termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet zyrtare, duke...
    Lajme27 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë pasi që...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditë së tretë të qëndrimit në New York, takoi sekretarin e shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili i tha qeverisë së...
    Lajme27 Shtator 2024
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, ka shkruar për takimin që pati me kryeministrin e vendit, Albin...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Ervin Salianji u vetëdorëzua këtë të premte në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në një prononcim...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kosova dhe Lituania kanë ndërtuar një partneritet të fuqishëm, duke u përqendruar veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria,...
    Lajme27 Shtator 2024
    Një kamp edukativ dhe shkëmbyes idesh me tema nga trashëgimia kulturore në mes të rinjve nga Kosova dhe Mali i Zi u...
    Sport27 Shtator 2024
    Njëri ndër basketbollistët më të mirë që ka shkelur në parketet kosovare, Drilon Hajrizi ka qenë kryetemë gjatë ditëve të fundit. Shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.