×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS mobilizon mbi 1300 punëtorë për ditën e zgjedhjeve

    FrontOnline
    12 Shkurt 2021

    Për të dielën, kur do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, KEDS thotë të jetë përgatitur maksimalisht për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjitha qendrat e votimit.

    Siç njofton KEDS nëpërmjet një komunikate, mbi 1300 punëtorë do të jenë të angazhuar që nga momenti i hapjes së qendrave të votimit e deri në përfundim të tyre.

    “Ekipet do të jenë në dispozicion për të intervenuar menjëherë në rast se paraqitet nevoja në mënyrë që të sigurohet furnizimi stabil me energji elektrike. Ata do të jenë të shpërndarë në secilën qendër të votimit në mënyrë që intervenimi të jetë i menjëhershëm për çdo gjë që mund të jetë e nevojshme”, thuhet në komunikatë për media.

    Krahas kësaj, KEDS ka instaluar në qendrat e votimit 1000 bateri emergjente, të cilat do të vihen në përdorim në rast nevoje. Të njëjtat pas përfundimit të votimit, do t’i lihen në shfrytëzim shkollave.

    “KEDS ka në dispozicion edhe 70 gjeneratorë mobil, të cilët do të shfrytëzohen në rast të ndonjë të papriture në rrjet në mënyrë që mbarëvajtja e procesit të votimit të vijoj sipas planifikimeve. Në ditën e zgjedhjeve, furnizimi me energji elektrike do të monitorohet në kohë reale përmes programit më të avancuar Kosovanet dhe sistemit për kontrollimin e nënstacioneve SCADA, i cili do të ofrojë të dhëna të detajuara për secilën situatë të krijuar”, thuhet ndër tjera në

    KEDS apelon tek të gjithë qytetarët që në rast të ndonjë avarie të paraqitur në rrjet, të lajmërojnë menjëherë kompaninë duke thirrur në Qendrën e Thirrjeve pa pagesë në numrin 0800 791 00 apo duke shënuar në rrjetet sociale të KEDS.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Në emisionin “Canapé” të enjten, ish-deputeti Daut Haradinaj kritikoi ashpër përdorimin e termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet zyrtare, duke...
    Lajme27 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë pasi që...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditë së tretë të qëndrimit në New York, takoi sekretarin e shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili i tha qeverisë së...
    Lajme27 Shtator 2024
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, ka shkruar për takimin që pati me kryeministrin e vendit, Albin...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Ervin Salianji u vetëdorëzua këtë të premte në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në një prononcim...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kosova dhe Lituania kanë ndërtuar një partneritet të fuqishëm, duke u përqendruar veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria,...
    Lajme27 Shtator 2024
    Një kamp edukativ dhe shkëmbyes idesh me tema nga trashëgimia kulturore në mes të rinjve nga Kosova dhe Mali i Zi u...
    Sport27 Shtator 2024
    Njëri ndër basketbollistët më të mirë që ka shkelur në parketet kosovare, Drilon Hajrizi ka qenë kryetemë gjatë ditëve të fundit. Shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.