×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj falënderon përkrahësit e AAK-së për mbështetje, i fton nesër në Pallatin e Rinisë

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovë Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës si dhe simpatizantëve të AAK-së, që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që do të mbahet nesër në Prishtinë duke filluar nga ora 16:00.

    Po ashtu Haradinaj tha se me secilin veç e veç ka diskutuar për rëndësinë që kanë këto zgjedhje.

    Postimi i plotë i Haradinajt:

    ‘Të nderuar qytetarë,
    Për shumë ditë me radhë u takuam dhe biseduam për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.
    Duke dashur të ju falënderoj publikisht secilin veç e veç që keni ndarë kohën për bashkëbisedimin dhe angazhimin e juaj, më lejoni që të ju ftoj të merrni pjesë në mbylljen e fushatës që do të mbahet nesër, në ora 16:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
    Ky tubim përmbyllës do të jetë edhe mesazhi i Forcës së Kosovës dhe fitores së saj me 14 shkurt.
    Faleminderit’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Korrik 2025
    Një burrë ka raportuar se iu kanë djegur pjesë të veturave në vlerë prej 50 mijë euro. “ZJARRVËNIE- Rr. Gani Daci, Pejë...
    Lajme27 Korrik 2025
    Kreu i Shoqatës së Pensionistëve, Sherif Kastrati ka deklaruar për “Front Online” se para se të vinte në pushtet Qeveria e udhëhequr...
    Lajme27 Korrik 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se, gjatë 12 orëve të fundit, numri i zjarreve ka rënë ndjeshëm pas pasdites...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2025
    Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ua ndalon deputetëve çfarëdo veprimi sa i përket konstituimin të Kuvendit të...
    Lajme27 Korrik 2025
    Të premtën, më 25 korrik, Gjykata Speciale ka njoftuar se trupi gjykues në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, ka lëshuar urdhër...
    Lajme27 Korrik 2025
    Ka vdekur ish-kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale. Në njoftim thuhet se do...
    Lajme27 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas IHMK-së,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shpjeguar në seancën e Kuvendit arsyet pse partia e saj nuk ka mbështetur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se ishin partitë opozitare ato që nuk deshën zgjidhje për të shkuar para me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.