×
  • Lajme
  • Lajme

    Me masat e reja, testi RT-PCR kërkohet për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku, e ka konfirmuar për Front Online, se po diskutohet që të hiqet  ora policore, derisa gastronomia do të punojë deri në orën 22:00

    Në masat që do të merren sot, është përfshirë edhe testi RT-PCR për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë.

    Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

    Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:

    Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 orëve përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore,

    Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19,

    Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh,

    Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre

    Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë pata hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vet-izolohën për 7 ditë,

    Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 25 orët e fundit, shkruan Express.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike thotë për Front Online se dërgimi i draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Enver Haliti, tha se secila parti do ta kishte zili ta kishin Dejona Mihalin pjesë të tyre. Ai shtoi...
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një takimi me struktura të të gjitha niveleve të organizimit dhe simpatizantë të saj, sot...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Sipas presidencës,...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë pasdites vizitoi Shkollën e Mesme, “Xhevdet Doda” në...
    Lajme02 Maj 2024
    Besnik Tahiri nga AAK-ja thekson se Asociacioni nuk është parakusht në raportin i cili është miratuar në Asamblenë Parlamentare. Tahiri për “Front...
    Sport02 Maj 2024
    Marquinhos, kapiteni i Paris Saint-Germain, foli për mediet në fund të gjysmëfinales së parë të Champions League, të cilën ekipi i Enrique-s...
    Lajme02 Maj 2024
    Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës thotë për Front Online se është e paqartë nëse draft-Asociacioni është kusht apo jo për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e respekton opozitën e Kuvendit të Kosovës. Ai ka deklaruar se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.