×
  • Lajme
  • Lajme

    Merret vendimi për prizrenasin që vodhi arkën e bamirësisë në një furrë

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit D.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

    Sipas Gjykatës, me datë 07 shkurt, me qëllim që vetes t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, të pandehurit D.K., (dhe K.P., i cili është në arrati), në një lokal – furrë, marrin pasurinë e luajtshme dhe atë një arkë të bamirësisë, në atë mënyrë të pandehurit duke shfrytëzuar momentin e volitshëm, kur në lokal nuk ishte askush, dëmtojnë derën e pasme, hyjnë brenda dhe marrin arkën e bamirësisë, ku në te ishin para metalike, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes, me ç`rast shkaktojnë dëme materiale,

    “Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje posa kanë filluar, si dhe duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat ne të cilat është kryer kjo vepër penale nga të pandehurit, pasojat e kësaj vepre penale, sjellën e mëparshme të të pandehurit D.K., i cili është edhe kryerës i veprave tjera penale tregojnë rrezikun e përsëritjes së kësaj vepre apo ndonjë vepër edhe më të rëndë”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit D.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: vjedhje e rëndë nga neni 315 par.1 nënpar.1.1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

    Gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 07.02.2021 deri me datën 08.03.2021.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit D.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

    – Me datë 07 shkurt, me qëllim që vetes t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, të pandehurit D.K., (dhe K.P., i cili është në arrati), në një lokal – furrë, marrin pasurinë e luajtshme dhe atë një arkë të bamirësisë, në atë mënyrë të pandehurit duke shfrytëzuar momentin e volitshëm, kur në lokal nuk ishte askush, dëmtojnë derën e pasme, hyjnë brenda

    dhe marrin arkën e bamirësisë, ku në te ishin para metalike, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes, me ç`rast shkaktojnë dëme materiale,

    – Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje posa kanë filluar, si dhe duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat ne të cilat është kryer kjo vepër penale nga të pandehurit, pasojat e kësaj vepre penale, sjellën e mëparshme të të pandehurit D.K., i cili është edhe kryerës i veprave tjera penale tregojnë rrezikun e përsëritjes së kësaj vepre apo ndonjë vepër edhe më të rëndë.

    Gjykata, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit i morri parasysh edhe masat tjera alternative, por gjykata aprovoi në tërësi propozimin e prokurorit për caktimin e paraburgimit me që nuk gjeti baza ligjore ose funksionalisht të rregullta për procedurën penale që të caktoj ndonjë masë më të butë të sigurimit të prezencës së të pandehurit në këtë rast çdo masë tjetër që do të caktohej për këtë rast më e butë do të ishte në kundërshtim me natyrën e zhvillimit të hetimeve penale dhe rrezikun e përsëritjes së veprave tjera penale.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Kori “Siparantum” nën dirigjimin e Memli Kelmendit ka arritur të fitojë vendin e parë në kategorinë G në “European Festival for Young...
    Vip27 Prill 2024
    Talenti dhe pasioni i Dafina Zeqirit për muzikën nuk njeh kufij, dhe kjo vërtetohet sërish me publikimin e këngës së saj më...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat në këtë qytet është shqetësuese. Ai tha se Ferizaj...
    Sport27 Prill 2024
    Borussia Dortmund me mendjen në ndeshjen gjysmëfinale të  Champions League me Paris Saint-Germain është mposhtur të shtunën në Bundesliga nga Leipzig. Ndeshja...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.