×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria nënshkruan marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Pas daljes nga Bashkimi Europian, Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje të partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut.

    “Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon një hap të mëtejshëm në përmbushjen e kuadrit ligjor mes dy vendeve në këtë fushë, pasi synon sigurimin e vijimit të bashkëpunimit dhe vazhdimin e tregtisë midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të njëjtat kushte preferenciale dhe pas daljes së saj nga BE.

    Kjo marrëveshje ka një qasje trepalëshe ndaj rregullave të origjinës, midis Mbretërisë së Bashkuar, Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku palët bien dakord që në tregtinë mes tyre të ruajnë po ato kushte preferenciale të cilat rezultojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, si për produktet bujqësore ashtu edhe për produktet industriale, si dhe angazhohen të sigurojnë një platformë për liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë midis tyre.

    Promovimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe përmes zhvillimit të harmonizuar të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe eliminimit të barrierave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve do të kontribuojë në zhvillimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

    “Referuar të dhënave, ekziston një potencial ende i pashfrytëzuar i rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy shteteve tona. Britania e Madhe përbën rreth 1.4% të totalit të importeve tona nga vendet anëtare të BE-së dhe 0.4% të totalit të eksporteve në vendet e BE-së. Për këtë qëllim, miratimi i kësaj marrëveshjeje do të vazhdojë në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve, pasi pritet të ndikojë ndjeshëm në nivelin e flukseve të FDI në Shqipëri, si edhe të rrisë eksportet shqiptare, duke përmirësuar ndjeshëm bilancin tregtar të vendit”.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Arabia Saudite ka rritur çmimet e naftës së papërpunuar për shumicën e rajoneve, duke ripërtërirë frikën se konflikti Izrael-Hamas mund të zgjerohet...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin të gjithë plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet....
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Arabia Saudite ka rritur çmimet e naftës së papërpunuar për shumicën e rajoneve, duke ripërtërirë frikën se konflikti Izrael-Hamas mund të zgjerohet...
    Vip06 Maj 2024
    Efi Dhedhes ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Cherry On Top’ me moderatore Bora Zemanin. Prezantuesja ia riktheu një moment që...
    Lajme06 Maj 2024
    Derisa ishte në opozitë Lëvizja “Vetëvendosje” insistonte në themelimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare, por prej se ka ardhur në krye të institucioneve...
    Opinione06 Maj 2024
    Shkruan: Jasmin Mujanovic Organizata ndërqeveritare Këshilli Europës këtë muaj do të marrë një vendim përfundimtar nëse do të pranojë Republikën e Kosovës...
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të dalin përsëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në...
    Sport06 Maj 2024
    Agjenti i yllit të ri të Barcelonës, Vitor Roque, Andre Cury, është ankuar për mungesën e minutave lojë të klientit të tij....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.