Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në llogarin e tij në twitter, ka thënë se është planfikuar që Kosova të marrë 100 mijë doza të vaksinave falas nga COVAX në gjysmën e parë të vitit 2021.
Ai ka publikuar një raport të aleancës Gavi , derisa ka thënë se më shumë vaksina do të mbërrijnë në gjysmën e dytë të vitit 2021.
“Kosova është planifikuar të marrë mbi 100,000 doza vaksinash falas në gjysmën e parë të vitit 2021 përmes #COVAX të mbështetur nga BE. Më shumë vaksina do të mbërrijnë në gjysmën e dytë të vitit”, ka shkruar ai.
Kosovo is scheduled to get over 100,000 vaccine doses for free in the first half of 2021 through the #COVAX facility supported by the EU. More vaccine is to arrive in the second half of the year. https://t.co/IAhGCsUdHX
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) February 3, 2021