×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Rrahja e të arrestuarve shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, e konsideron rrahjen e të ndaluarve apo të arrestuarve në stacion policor kur nuk ka asnjë rrezik për askënd, si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, prandaj kërkon të ndërpritet kjo praktikë e mbrapshtë sikur që kërkon që këta policë të mos falen duke ua shqiptuar ndonjë dënim simbolik .

    Sipas KMDLNj, rasti ishte mjaft i rëndë, aq më parë që i riu është rrahur në stacion të policisë ndonëse nuk ka paraqitur asnjë rrezik për policin në fjalë, policët tjerë apo personelin e administratës.

    KMDLNj gjithmonë i ka denoncuar këto raste në Inspektoriatin e Policisë së Kosovës i cili, pas administrimit të provave ka ndërmarrë dhe propozuar masa ligjore ndaj policëve të papërgjegjshëm, që me sjelljet e tyre e njollosin një punë të mirë dhe të madhe që e bënë pjesa dërrmuese e Policisë së Kosovës e që konsiderohet njëri ndër institucionet më të besueshme dhe më profesionale.

    “KMDLNj–së, në Prishtinë, qytetari A. B. 18 vjeçar, nga Prishtina i ka dhënë një deklaratë se me datën 25 janar 2021, në Stacionin Qendër i njohur si 92 –shi, pa asnjë arsye është rrahur nga një polic, në prani të 3 policëve tjerë të cilët as që kanë reaguar për shkeljet që i ka bërë kolegu i tyre. KMDLNj e ka deklaratën e plotë të riut që është rrahur brenda Stacionit të Policisë në Prishtinë si edhe raportin e mjekut dhe dëshmitë për pasojat e dhunës së përdorur. KMDLNj e ka dërguar rastin në Inspektoriatin Policor të Kosovës duke kërkuar hetime në përputhje me mandatin ligjor që e ka ky institucion. KMDLNj e ka të njohur emrin e të rrahurit sikur edhe emrin e policit që i dhunoi të drejtat e njeriut në Stacion të Policisë mirëpo, për shkak se kjo mund të ndikojë në hetimet që po i bënë Inspektoriati Policor i Kosovës, këta emra nuk do t’i bëjë publik. Rrahja e të ndaluarve apo të arrestuarve në Stacion Policor kur nuk ka asnjë rrezik për askënd, KMDLNj e konsideron shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut prandaj kërkon të ndërpritet kjo praktikë e mbrapshtë sikur që kërkon që këta policë të mos falen duke ua shqiptaur ndonjë dënim simbolik . KMDLNj kërkon të bëhen hetime edhe ndaj policëve që nuk ndërmarrin asgjë për të penguar dhunën ndaj qytetarëve të ndaluar apo që nuk e denoncojnë këtë dhunë. KMDLNj vlerëson se konfliktet verbale dhe jo vetëm verbale midis qytetarëve dhe Policisë së Kosovës bëhen kryesisht për dy arsye : gjatë shqiptimit të gjobave për kundërvajtje në trafik dhe gjatë shqiptimit të gjobave për mosrespektim të masave anticovid : mbajtja e distances sociale , vendosja e maskave, mosrespektimi i kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe ndalimi i grumbullimit të shumë personave”, thuhet në reagim.

    KMDLNj fton të gjithë qytetarët e Kosovës të sillen në përputhje me ligjin, të respektojnë policinë, kurse, çdo rast kur atyre u shkelen të drejtat, duhet t’i paraqesin te Inspektoriati Policor i Kosovës apo te organizatat për të drejtat e njeriut e që kanë mandat të monitorojnë të drejtat e personave të privuar nga liria./FrontOnline/

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, po qëndron për vizitë zyrtare në Kolumbi. Sipas një njoftimi nga ana e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, Time Kadrijaj ka deklaruar se ani pse pushteti aktual e ka pasur shumicën...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kritikat që presidentja Vjosa Osmani ia bëri mbrëmë Qeverisë Kurti, ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri po i sheh të qëllimshme, raporton GazetaBlic. Tahiri përmes...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës...
    Kronika09 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit të dy prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me shtatë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 1 mijë e 762 vozitës. Po në të njëjtën kohë, sipas të...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Istog kanë ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit tek të dyshuarit kanë gjetur në dy çanta...
    Kronika09 Shtator 2024
    Një burrë është arrestuar në Sllakoc të Vushtrrisë, i cili dyshohet se plagosi një person. Viktima është dërguar në QKUK ndërsa nga...
    Kronika09 Shtator 2024
    Një grua në Pejë ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në rrugë i dyshuari duke e kanosur verbalisht ka tentuar me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.