×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton kohën e komunikimit me presidentin amerikan Biden

    FrontOnline
    01 Shkurt 2021

    Teksa flet për shumë procese të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar, kandidati për presidenti i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar edhe një komunikim të veçantë me presidentin aktual amerikan Biden, shumë vjet më parë dhe lavdërimet e Biden ndaj tij, për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit.

    “Kam pas rastin ta njohë atë herët, në vitin 2000 e tutje dhe kemi biseduar shumë për shqiptarët, për situatën tonë dhe jam ndoshta në atë brezin e parë të shqiptarëve që ia kam prezantuar çështjen shqiptare. Kam kaluar orë të tëra diskutimi me të dhe më ka bërë përshtypje sa shpejt e ka përvetësuar në atë kohë situatën e shqiptarëve”, thotë Haradinaj.

    Edhe atëherë, vazhdon tutje, Haradinaj ia ka shpjeguar presidentit Biden se ne nuk jemi antikristian, sepse në Kosovë ka shumicë myslimane por ka edhe katolikë, ortodoksë, etj.

    Ndër tjera, Haradinaj duke kujtuar prapaskenat e këtij komunikimi, thotë se i ka treguar atij që ne nuk kemi agjendë kundër kishave dhe se qëllimi i vetëm i yni është forcimi dhe zhvillimi.

    “Para trazirave të marsit, shumë kohë më parë më ka dërguar një kërkesë të posaçme që të kem kujdes për manastirin e Deçanit dhe Patriarkalen e Pejës sepse nuk do të ishte diçka e ndershme për shqiptarët të ndodhte diçka e keqe atje”, ka thënë Haradinaj.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.