×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjendet e mitura nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur, ndodhej në Mal të Zi

    FrontOnline
    01 Shkurt 2021

    Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se është gjetur e mitura nga Prizreni, e cila ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët që nga 22 janari, raporton Express.

    Ajo është gjetur nga Policia në Mal të Zi dhe më pas është shoqëruar për në stacionin policor në Prizren.

    E mitura është dërguar për kontroll mjekësor ne Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren prej ku është marrë raport mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe më pas është dërguar në shtëpinë e saj.

    “Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit kthehet në shtëpi dhe tani është në familjen dhe me familjaret (prindërit) e saj”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    Komunikata e plotë:

    Pas një punë të përbashkët ndërmjet policisë së Kosovës dhe policisë së Malit të Zi, personi i humbur nga data 22 janar 2021, është gjetur dhe kthyer në shtëpi.

    Viktima e mitur i cila ishte raportuar nga prindi i saj (babai ), si “ Person i zhdukur “qe nga data 22.01.2021, me date 31.01.2021 rreth orës 22:00 nga vendkalimi kufitar “ Kulle” është njoftuar se e njëjta është hasur nga policia në Republikën e Mali i Zi.

    E njëjta, nga zyrtaret policor të Hetimeve është pranuar prej autoriteteve policore të Mali i Zi dhe është shoqëruar deri në stacionin policor Prizren–Veri për ndërmarrjen e procedurave te nevojshme. Viktima e moshës jo madhore (e mitur) ishte larguar nga shtëpia pa paralajmërim.

    Viktima është dërguar për kontroll mjekësor ne Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren prej ku është marre raport mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, qendra për pune sociale si dhe familjaret (prindërit ) e viktimës.

    Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit kthehet në shtëpi dhe tani është në familjen dhe me familjaret (prindërit) e saj

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Kronika15 Tetor 2024
    Një 56-vjeçar nga Prizreni, i identifikuar si shtetasi me iniciale F. A., është proceduar penalisht në Morinë pasi tentoi të fuste në...
    Kronika15 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi. Ai dyshohet për dy vepra penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë...
    Kronika15 Tetor 2024
    Një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Fushë Kosovë. Siç bën të ditur policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja e Vetëvendosjes, Mirlinda Tishukaj, ka reaguar për situatën që po krijohet rreth koordinatores së komiteteve, Dejona Mihali. Ajo shprehu shqetësimin për...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Një 27-vjeçar nga Kosova, është arrestuar në aeroportin e Shqipëri “Rinas”, pasi iu kapën tre dokumente sllovene false. “Nga kontrollet dhe verifikimet...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, reagoi ndaj bisedës mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, duke e cilësuar atë si një shuplakë për...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Drejtoria për Statistikat e Malit të Zi, Monstat publikoi të martën një pjesë të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Mal...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Rreth 2.000 njerëz morën pjesë të martën në varrimin e 19 njerëzve që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që Ura e Ibrit do të hapet pas 5 shkurtit. “Pasi që të kryhet procesi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.