×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i ish-presidentit: Hashim Thaçi është gjithçka që Albin Kurti do të dëshironte të ishte

    FrontOnline
    30 Janar 2021

    Këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj i ka reaguar Albin Kurtit, i cili një bashkëbisedim virtual me redaktorët e revistës politike të Oksfordit, tha se Thaçi gjatë pandemisë është sjellur si “mbret”.

    Përmes një postimi në “Facebook”, Behramaj ka shkruar se “Hashim Thaçi është gjithçka që Albin Kurti do të dëshironte të ishte, por nuk mundet”.

    Sipas tij, prej kohës kur Thacio nuk është kryeministër ka pasur një paralizë të vendimmarrjes institucionale.

    “Hashim Thaçi është gjithçka që Albin Kurti do të dëshironte të ishte, por nuk mundet. Tash ia paska nisur ta quaj edhe mbret. Sa ka qeverisur Hashim Thaçi, Albin Kurti ka mundur të jetë vetëm një politikan embrional. Një miniaturë politike. U dashtë ai të shkonte, që ky të mund të vinte në pushtet!”, ka shkruar ai në një postim.

    Postimi i plotë:

    Hashim Thaçi është gjithçka që Albin Kurti do të dëshironte të ishte, por nuk mundet. Tash ia paska nisur ta quaj edhe mbret. Sa ka qeverisur Hashim Thaçi, Albin Kurti ka mundur të jetë vetëm një politikan embrional. Një miniaturë politike. U dashtë ai të shkonte, që ky të mund të vinte në pushtet!

    Prej kur Hashim Thaçi nuk është kryeministër, faktikisht ne kemi pasur paralizë të vendimmarrjes institucionale. Kjo ia ka siguruar “shtratin” e përsosur këtij demagogu, që vakumin e krijuar ta plotësonte me politika populiste. Për të edhe këto zgjedhje janë vetëm teatrale, sepse nga frika e daljes prej terrenit pjellor politik, sërish do të përpiqet të viktimizohet. As pushtetin nuk ka guxim ta marrë. Edhe politikë të jashtme, njëjtë sikurse sot, bën me inatet e tij të brendshme, sepse edhe duarlidhur i frikësohet Hashim Thaçit.

    Albin Kurti i është gëzuar më së shumti aktakuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sepse në të kundërtën edhe kushedi sa vjet do të sorollatej me gaz lotsjellës nëpër duar, duke i sulmuar institucionet, për të cilat asnjëherë nuk dha kontribut!/FrontOnline/

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ditë më parë, në Kosovë qëndroi emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili pati një takim me kryeministrin Albin Kurti...
    Të tjera
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb me një ‘shpërthim shurdhues’, me hetuesit që përpiqen furishëm të gjejnë shkakun....
    Lajme11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.