×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e liron policin Haris Kelmendi që keqtrajtoi 18-vjeçarin

    FrontOnline
    29 Janar 2021

    Haris Kelmendi, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, është liruar në procedurë të rregullt nga prokurori Eset Rama, pasi u arrestua për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare.

    Ndonëse është hera e dytë që i njëjti arrestohet për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare, e në këtë rast brenda stacionit policor, siç duket kjo nuk i ka bërë përshtypje prokurorit Rama, ku pa kaluar ende 24 orë nga arrestimi, ka liruar të dyshuarin në procedurë të rregullt.

    Burimet e Sinjalit brenda Policisë, të cilët edhe e dërguan video-incizimin janë shokuar se si një prokuror ka mundur ta arsyetojë lirimin e Haris Kelmendit kaq shpejtë përderisa qytetarët e rëndomtë, për një veprim të tillë do të mbaheshin në paraburgim me muaj.

    Kujtojmë se për rastet më të lehta, prokurorët mbajnë së paku 48 orë të dyshuarit për vepra të ndryshme penale.

    Sinjali pak më parë publikoi pamjet ekskluzive të keqtrajtimit të 18 vjeçarit nga Haris Kelmendi, video-incizim ky që ishte shpërndarë nga Kelmendi te dhjetëra zyrtarë policorë, në mesin e tyre një rreshter dhe një toger, mirëpo asnjëri nga këta, asnjëherë, nuk kishte reaguar e as denoncuar krimin e kolegëve të tij.

    Krimi i Haris Kelmendit jo vetëm që nuk u parandalua, por viktima u shndërrua në objekt talljeje dhe argëtimi edhe për zyrtarët tjerë policorë që e filmuan goditjen.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Irakut, Muhammed Shia al Sudani. Me këtë rast, kreu...
    Lajme23 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës mbau sonte mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dhe ndryshuar disa vendime. Në mesin e tyre, ka vendosur...
    Lajme23 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 221, kjo mbledhje ishte elektronike. Sipas njoftimit është marrë vendim që Gëzim Paci bëhet kryesues...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka paralajmëruar se një përjashtim i mundshëm i Kosovës nga CEFTA “do të nënkuptonte...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Krimet e dhunshme në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bien për të dytin vit me radhë, ndërsa agjencitë e zbatimit të ligjit...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ngritur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara shqetësimin se si Shqipëria ra viktimë e sulmeve kibernetike....
    Lajme23 Shtator 2024
    Kuvendi i Prishtinës nuk ka arritur ende ta miratojë buxhetin për vitin 2025. Kjo pasi opozita është  shprehur kundër këtij propozimi nga...
    Lajme23 Shtator 2024
    Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.