×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri krimet brenda familjeve që tronditën Kosovën brenda pak javësh

    FrontOnline
    27 Janar 2021

    Për një periudhë të shkurtër as një mujore, tri ngjarje të rënda, krim në familje kanë tronditur opinionin kosovar.

    Sot dyshohet se Skënder Krasniqi ka vrarë të birin Albertin.

    Një ngjarje tjetër e rëndë ndodhi më 30 dhjetor në familjen Zuka në Pozheran ku një burrë vrau bashkëshorten dhe dy djemtë e tij e më pas edhe veten.

    Shokues për Kosovën ishte edhe vrasja e një burri në Prizren nga djali i tij.

    Si ndodhën këto ngjarje:

    Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ndue Përlleshi” të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë. I qëlluari është një biznesmen i njohur nga Prishtina, Albert Krasniqi. Ai dyshohet se është vrarë nga babi i tij, Skënder Krasniqi ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia, të cilët thonë se një person u gjet pa shenja jete në rrugën “Ndue Përlleshi” dhe një person u arrestua.

    “Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e përdorur ne rast”, thonë Policia .

    Por, burime të sigurta kanë konfirmuar se viktima është Albert Krasniqi, ndërkohë që i arrestuari Skënder Krasniqi, babai i viktimës.

    Ndryshe, Albert Krasniqi ka qenë i njohur për publikun edhe për martesën që kishte me ish-missin Besa Gashi.

    Vrasja e katërfisht në Viti

    Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur më datën 30 dhjetor në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.

    Personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

    Djali vrau babën me thikë në Prizren

    Një djalë rreth 30 vjeç e ka vrarë me thikë babanë e tij rreth 50 vjeç në lagjen Dardania në Prizren.

    Haxhi Kabashi nga Policia e Prizrenit ka thënë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë, ndërsa ka shtuar se në stacionin policor është duke u intervistuar një dëshmitar i cili e ka parë ngjarjen.

    “Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Një dëshmitar okular e ka parë ngjarjen. Ai është duke u intervistuar në stacionin policor”, ka thënë Kabashi nga vendi i ngjarjes.

    Ai ka thënë se dyshohet se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një sherri në familje.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara. Në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se deri tani i kanë nënshkuar katër marrëveshje me...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se premtimi i Qeverisë Kurti për ndaljen e “gjakderdhjes financiare”...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ashtu siç ka ndodhur prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë,  do të vijojë të qëndrojë në...
    Sport11 Shtator 2024
    Kosova U21 nën udhëheqjen e strategut Afrim Tovërlani janë duke kaluar në formë të shkëlqeyer. “Dardanët e rinj” mbrëmë arritën të triumfojnë...
    Vip11 Shtator 2024
    Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar në Komisionin Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, Hisen Berisha, e ka mirëpritur...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i jashtëm britanik, David Lammy, mbërritën në Kiev të mërkurën për një seri takimesh...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Para Kurtit, kryeparlamentarja e Shqipërisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.