Ruzhdi Kurtishaj, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) së bashku me kandidatin për kryeministër të PDK-së Enver Hoxhaj, por edhe përfaqësues të degës së PDK-së në Suharekë kanë takuar humanistin e madh shqiptar Halil Kastratin.
Pas takimit përmes një statuti në rrjetin social “Facebook” Kurtishaj ka shkruar se prioriteti kryesor i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë kujdesi ndaj të moshuarve.
“Me kryeministrin në ardhje Prof.Dr.Enver Hoxhaj dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, sot vizituam shtëpinë e të moshuarave në Suharekë, ku si zakonisht i pritëm ngrohtë nga bamirësi Halil Kastrati. Kujdesi ndaj të moshuarave është njëri ndër prioritetet kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)” ka shkruar Kurtishaj në “Facebook”