×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti po frikësohet edhe prej hijes së tij

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Adil Behramaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçit ka thënë se Albin Kurti po mundohet të gjejë shpëtim te Hashim Thaçi.

    Behramaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Albin Kurti politikisht frikësohet prej hijes së tij.

    “Albin Kurti edhe sot qenka munduar të gjejë shpëtim te Hashim Thaçi. Deri këtu ka ardhur duke e pasur atë gjithnjë tabelë qitjeje, të cilin thellësisht e adhuron. Por, duke tentuar sërish të rrëshqasë poshtë e përpjetë Hashim Thaçit, kur ai nuk është as në Kosovë, nuk është më e mjaftueshme për Albin Kurtin. Dihet që politikisht frikësohet edhe prej hijes së tij. Por, tash ka ardhur koha të ofrojë më shumë se gjetjen e fajtorit edhe në drekat e tij. Populizmi dhe tirania moderne, si alternativa të vetme politike, nuk mund ta shtrijnë pushtetin në shoqërinë tonë.

    Albin Kurti më nuk mund as të viktimizohet apo të ndërtojë skenarë të rrëzimit me protagonist Hashim Thaçin, sa herë që përballet me frikën e përgjegjësisë dhe vendimmarrjes politike. Sot po përballet me pasojat e veprimeve ekstremiste të tij. Por, nesër, përballja me dështimet e tij do të jetë edhe më e rëndë. Me zhurmën demagogjike më nuk do të mund as të arsyetohet. Deri atëherë, sigurisht që kthehet edhe Hashim Thaçi dhe mund t’i japë sërish oksigjen politik.

    Kuptohet, oksigjen politik për të jetuar si opozitar i përjetshëm, ku e gjen veten më së miri, duke vazhduar t’i sillet atij nëpër këmbë”, ka shkruar Behramaj./FrontOnline/

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.