×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët: Sloganet e partive, garë se kush po gënjen më bukur

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    “Krejt dhe Drejt”, “Rimëkëmbje”, “Mbesim në Lidhje”, “Ramushi president 2021”, “Mbrojtja e vlerave kombëtare”, janë sloganet e partive të mëdha politike, e me të cilat këto të fundit do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    E, këto slogane po shihen vetëm mënyrë e udhëheqjes së fushatës dhe si filozofi e subjekteve politike, dhe asgjë tjetër.

    Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë për Front Online se sloganet po përdoren vetëm sa për të bindur elektoratin.

    “Këto slogane janë sa për fushata, sa me udhëheq një fushatë kështu që nuk është në atë se çka do të bëjnë partitë politike nëse e marrin qeverinë dhe vijnë në pushtet, kështu që slogani i VV-së po kuptohet pak a shumë se këta po pretendojnë se kanë me i fitu zgjedhjet në mënyrë si të themi absolute edhe në anën tjetër PDK-ja mban sloganin apo tenton që përmes “Rimëkëmbjes ekonomike” ta bind elektoratin për ta votuar dhe atë e ka bë slogan , në anën tjetër LDK-ja “Mbesim në Lidhje” po tenton me ndërlidh me largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja që elektorati i LDK-së mbetet dhe do të mbetet në lidhje, në anën tjetër AAK-ja e ka “Ramushi president” për shkak se pretendimi i tyre në këto zgjedhje është që me pas numër të caktuar të deputetëve që pastaj me një koalicion pas zgjedhor me fituesin e zgjedhjeve me tentu me marr pozitën e presidenti, pra këto pak a shumë janë çështje që lidhen me fushatën por që nuk kanë të bëjnë shumë ndoshta edhe me atë se çka do të bëjnë partitë politike pas zgjedhjeve”, ka thënë Demhasaj, për FrontOnline.

    Sipas Demhasajt, sloganet janë vetëm kryefjalë e fushatës për të mobilizuar qytetarët.

    “Kjo është taman si një kryefjalë e fushatës, kështu që nuk ka asgjë tjetër, kemi pa edhe prej zgjedhjeve të kaluara, sloganet kanë qenë diçka e tillë që janë mundu veç me i përdor për fushatë dhe me mobilizu njerëz”, ka deklaruar ai.

    Por, ndryshe mendon analisti tjetër Nexhmedin Spahiu.

    Spahiu, për FrontOnline thotë se sloganet janë vetëm zgjidhje kreative e partive që shprehin filozofi.

    “Besoj që janë zgjidhej kreative që shprehin filozofi pulitke të këtyre subjekteve politike, nuk shoh diçka që është ndonjë si të them kapërcim jashtë filozofisë së tyre politike”, ka pohuar ai për FrontOnline.

    Deklaron se fushatat në Kosovë konsistojnë në atë “hajde kush po gënjen më bukur”.

    “Fushatat në Kosovë konsistojnë në atë hajde kush po gënjen më bukur dhe kjo për shkakun që njerëzit dhe elektorati nuk kërkon llogari nga politikanët dhe nuk e sheh a u përmbahen kërkesave të tyre”, është shprehur Spahiu.

    “Krejt dhe Drejt”

    Kreu i VV-së, Albin Kurti, pasi e prezantoi sloganin nuk dha ndonjë shpjegim pse ky slogan, por shkruajti në Facebook se “Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet!”.

    “Rimëkëmbje”

    Partia Demokratike e Kosovës që në këto zgjedhje ka kandidat për kryeministër Enver Hoxhajn, në mungesë të Kadri Veselit që gjendet në Hagë, ka vendosur të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit  me sloganin “Rimëkëmbje”.

    Si arsye pse kanë vendosur të garojnë me këtë slogan kanë deklaruar se duan ta rimëkëmbin Kosovën në të gjitha fushat.

    “Mbesim në Lidhje”

    Lidhja Demokratike e Kosovës që edhe në këto zgjedhje kandidon me Avdullah Hotin për kryeministër, ka përzgjedhur një slogan që lidhet me emrin e partisë.

    “Mbesim në Lidhje” është slogani i LDK-së e shoqëruar bashku edhe me një zemër të kuqe, çka e kanë ndërlidhur edhe me ditën e të dashuruarve 14 shkurtin, ditë kur mbahen edhe zgjedhjet.

    “Ramushi president 2021”

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka slogan krejt ndryshe që nuk lidhet me qeverinë, por me presidencën.

    “Ramushi president” është slogani i kësaj partie, pasi AAK në këto zgjedhje nuk ka kandidat për kryeministër.

    “Mbrojtja e vlerave kombëtare”

    Partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate si slogan ka “Mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare”.

    Në çdo takim që po mban me struktura kjo parti thotë se beteja e tyre është mbrojtja e vlerave kombëtare./FrontOnline/

     

     

     

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.