Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, në territorin e kësaj komune janë regjistruar edhe 12 raste të reja me COVID-19, ndërsa 8 persona janë shëruar nga ky virus.
Nga kjo komunë është bërë e ditur se deri tani 40 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, 114 raste janë aktive me të, ndërsa 525 persona janë shëruar nga ai.
“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, përkatësisht nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 679 persona, prej tyre 525 janë shëruar, 40 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 114 persona”, është thënë nga kjo komunë.