×
  • Lajme
  • Lajme

    Lluka: Minatorët duhet të kenë sigurim shëndetësor të përjetshëm

    FrontOnline
    18 Shtator 2019

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka vizituar “Trepçën” me ç’rast ka parë nga afër punën e rëndë të minatorëve.

    Gjatë takimit me minatorët e “Trepçës”, ministri Lluka ka njoftuar ata se Ligji për Minatorët ka filluar para 4 muajve, i inicuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, dhe se mbetet që në mandatin e ardhshëm, të përfundojë kjo çështje e premtuar në dy dekadat e fundit.

    “I dëgjova të gjithë për ankesat dhe kushtet që kishin. Nuk mundet që një 65 vjeçar të punoj në ato kushte, prandaj pensionimi duhet të bëhet në moshën 55 vjeçare, minatorët duhet të kenë sigurim shëndetësor të përjetshëm”, ka shtuar Lluka.

    Sa i këtyre kërkesave të minatorëve për kushte më të mira si dhe për sigurime shëndetësore, Ministri Lluka është zotuar para minatorëve se do të angazhohet në zhvillimin e Ndërmarrjes “Trepça”, në mënyrë që në një të ardhme të afërt minatorët të gëzojnë sigurim shëndetësor pasi që puna në një thellësi nëntokësore 760 metra ua dëmton shëndetin, prandaj ata meritojnë një trajtim të veçantë.

    Duke ditur se “Trepça” është një pasuri pafund nëntokësore e Republikës së Kosovës, Lluka shtoi se “Trepça” do të jetë prioritet i dikasterit të cilin e drejton, në mënyrë që kjo miniere të jetë një nga kontribuuesit kyç për zhvillimin ekonomik të vendit. /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.