×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dy ish-drejtorët e komunës së Prizrenit dënohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve Z.A., ushtrues detyre për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, si dhe E.S. drejtori për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, për shkak se për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar.

    Sipas një njoftimi të gjykatës, i akuzuari Z.A., është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimit prej 1 viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale.

    Kurse, i akuzuarit E.S., është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimit prej 1 viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale.

    “I akuzuari Z.A., në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2015 në Prizren në cilësinë e U.D. drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorur pasurinë publike me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik nr. 04/L41, ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive nr.03-L/48 si dhe rregulloren e thesarit 01/2013 lidh kontratë për emitimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Financave të Komunës së Prizrenit, me TV Opinion në periodën kohore prej 25.01.2015, deri më 31.12.2015 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 eurove, me TV Besa për periodën kohore 20.01.2015, deri më 31.12.2015 në vlerë prej 300 euro në muaj, gjithsej për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro, dhe me TV Prizreni, për periodën kohore 20.01.2015, deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj, 3.600 euro, ashtu që për tri televizionet arrin shumën prej 300 euro. Me këtë, ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 422. Par. 1 lidhur me par. 2 nën par. 2.2 të KP-së. I akuzuari E.S., në periodën kohore janar – dhjetor të vitit 2016, në Prizren në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdor pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion, TV Besa, dhe TV Prizrenit, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik nr. 04/L-41, ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive nr. 03/L-48 si dhe rregulloren e thesarit 01/2013, në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit lidh kontrata për emitimin e spoteve reklamuese lidhur me senzibilizimin e opinionit publik rreth pagesave të tatimit në pronë në Komunën e Prizrenit, me TV Opinion për periodën kohore prej 01.01.2016, deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro, me TV Besa për periodën kohore 01.01.2016, deri më 31.12.2016, në vlerë prej 300 euro në muaj gjithsej për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro, dhe me TV Prizreni për periodën kohore 01.01.2016 deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro ashtu që për tri telivizionet arrin shumën prej 17.700 euro. Me këtë ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 lidhur me par. 2.1 dhe 2.2 të KP-së”, thuhet në njoftim.

    Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

    Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës miratoi sot Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se programi synon të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti tha se policia dhe inteligjenca kanë mundësuar dështimin e qëllimeve të grupeve që në kufi me Kosovën,...
    Të tjera
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    13 ditë pa u bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, Prokuroria...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me qëndrimin e tij ndaj Korporatës Energjetike...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëdhënësi i KFOR’it, Koloneli Salvatore Mascoli, është drejtuar përmes një videomesazhi lidhur me planin e Qeverisë Kurti për hapjen e Urës së...
    Lajme11 Shtator 2024
    1 mijë e 607 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 38...
    Kronika11 Shtator 2024
    Shtëpia e një burri në fshatin Dobërqan të Gjilanit është bastisur nga njësia policore. Gjatë kontrollit, policia njofton se ka gjetur dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.