Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka deklaruar se nuk do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kështu ka bërë të ditur vetë Tërmkolli në një postim në Facebook.
“Përkundër vullnetit, dijes dhe potencialit politik e kombëtar me bazament Rugovian dhe me koncepte të qarta për të ardhmen e vendit dhe të LDK-së, nuk mund të kandidohem për deputete në zgjedhjet nacionale 2021”, ka shkruar ajo.