×
  • Ekonomi
  • Banka

    Guvernatori Mehmeti takoi Drejtorin Kryesor Ekzekutiv të Raiffeisen Bank International, Johann Strobl

    FrontOnline
    17 Shtator 2019

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar Dr. Johan Strobl, Drejtor Kryesor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank International, Peter Lennkh, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Raiffesien Bank Kosovo dhe njëherësh Anëtar i Bordit Menaxhues të Raiffeisen Bank International, si dhe Robert Wright Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank Kosovo.
    Në këtë takim u diskutuan zhvillimet pozitive të sektorit bankar, sfidat e ardhshme dhe roli i këtij sektori në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    Guvernatori Mehmeti i informoi zyrtarët e Raiffeisen Bank lidhur me stabilitetin e sistemit financiar në vend dhe falënderoi përfaqësuesit e Raiffeisen Bank për përkrahjen e vazhdueshme, që ka dhënë në vazhdimësi për zhvillimin e sektorit financiar dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, raporton Front Online

    Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti uroi Raiffeisen Bank për hapjen e zyrës së re qendrore dhe falënderoi Dr. Strobl për investimet e Raiffeisen Bank në Kosovë, duke theksuar se ky investim është tregues i zotimit për të vazhduar përkrahjen e sektorit financiar edhe në të ardhmen.

    Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e Raiffeisen Bank lidhur me zhvillimet pozitive në përmirësimin e kornizës rregullative me qëllim të integrimit më të shpejtë të sektorit financiar të Kosovës në Bashkimin Evropian, raporton Front Online

    Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Raiffesien Bank falënderuan Guvernatorin Mehmeti për përkrahjen e vazhdueshme të sektorit financiar dhe e përgëzuan BQK-në për iniciativat zhvillimore në funksion të avancimit të mbikëqyrjes së sistemit financiar, raporton Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.