×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Oda e Hotelerisë kundër tubimeve të partive politike, paralajmërojnë padi ndaj institucioneve

    FrontOnline
    13 Janar 2021

    Oda e Hotelerisë kundër tubimeve të partive politike, paralajmërojnë padi ndaj institucioneve
    Kundër tubimeve të partive politike që janë mbajtur kohëve të fundit është edhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK). Kjo e fundit i ka vënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që të respektojë masat qe i ka vënë vet, apo të heq kufizimet për të gjithë, përndryshe paralajmëron greva.

    Kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva tha se do të ngrenë edhe padi ndaj institucioneve të vendit për kompensimin e humbjeve përshkak të ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë shkak i masave kundër pandemisë.

    Ai tha se 35-40 përqind e bizneseve të hotelerisë janë të falimentuar, ndërsa 30 mijë persona kanë mbetur pa punë.

    Sogojeva adresoi një kërkesë edhe për Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), ku tha se kjo e fundit duhet të shfuqizojë vendimin për ndalimin e dhënies së kredive për bizneset e hotelerisë, sipas të cilit kjo kategori nuk mund të marrë edhe 2 vjet pas përfundimit të pandemisë.

    “Duke marrë parasysh se në çfarë gjendje gjenden bizneset e kësaj veprimtarie dhe presionin që e kemi nga këto biznese, të cilat rreth 30 mijë punëtorë i kanë pa punë, dhe duke nisur nga ajo se këto masa nuk kanë dhënë asnjë rezultat deri më sot, ne e kemi ftuar këtë konferencë pasi ne si odë kujdesemi për shëndetin e qytetarëve. Ju i dini masat e dy qeverive e para me mbyllje, e dyta me hapje, e që dolën antikushtetuese. Shikoni fotografitë, tërë këto fotografi te tubimeve elektorale. Ne patëm ofruar guidën tonë, me të cilën nuk do të kishte pasur nevojë për kufizime. Ne jemi për ta mbrojtur shëndetin, lëshoni njerëzit le të punojnë, përmbajuni masave. Në mbledhjen e djeshme të kryesisë kemi marrë vendim që këto vendime kanë me qenë fuqiplotë dhe funksionale”, tha ai në konferencën për media.

    Kryetari i departamentit të Estradës, Afrim Muqiqi tha se në rast se vazhdojnë tubimet elektorale, bizneset e hotelerisë do të fillojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

    “Po shihet që ky standard i dyfishtë qenka përdorur veç për neve, në interes të partive politike. Po i pyes të gjithë politikanët nga u.d. së Presidentit, ku janë ato standarde që ju vet i keni nënshkruar, ku është logjika që të ndalohet ushtrimi i profesionit tonë? Çka janë këto për krejt këta zotërinjtë që thonin ‘mbani maskat, lani duart’. Siç po shihet masat qenkan liru, veç edhe ne të thërrasim dasmorët, sepse partitë politike po i mbushin sallat e dasmave për interesa të tyre. Turpi qoftë mbi ta”, tha ai

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.