×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ publikon formularin për aplikim të votuesve jashtë Kosovës

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar formularin në dy modele për regjistrim për aplikuesit jashtë Kosovës.

    Siç sugjeron KQZ, formularin e parë shkarkojeni,plotësojeni dhe nënshkruani te gjithë ju që KENI SHTETËSI të Kosovës dhe keni dokumente të vlefshme si:

    1. Pasaportë
    2. Leternjoftim
    3. Patent-shofer.

    Skanoni apo fotografoni në të dyja anët dhe dërgoni aplikimin në e-mail adresat e KQZ-së.

    [email protected]@kqz-ks.org

    Nëse dokumentet tuaja nuk janë të vlefshme për shkak se ju ka skaduar afati, BASHKANGJITENI në aplikim një dokument të vlefshëm të shtetit ku jetoni të fotografuar apo skenuar në të dyja anët.

    Ndërsa formularin e dytë shkarkojeni, plotësojeni dhe nënshkruani të gjithë ju që nuk keni shtetësi të Kosovës por që keni të drejtë për shtetësi.

    Bashkangjiteni në aplikim dokumente të vlefshme të identitetin tuaj të vendit ku jetoni si:

    1. Pasaportë
    2. Leternjoftim
    3. Paten Shofer

    Gjithashu, aplikuesi i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës për ta dëshmuar njërën nga kriteret e zotësisë juridike, të cilat janë të mjaftueshme për tu përfshirë si votues në listën e votuesve jashtë Kosovës, atëherë ju duhet ta dërgojë njërën nga kopjen e dokumenteve të më poshtme:

    NËSE KENI LINDUR NË KOSOVË:

    Ju mund ta dërgoni njërën nga këto dokumente:

    Kopjen e dokumentit identifikues, kopjen e pasaportës ose kopjen e patent shoferit të lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ose,Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut,Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë,Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga Republika e Kosovës,Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga Republika e Kosovës, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë,Kopjen e një dokumenti të lëshuar nga administrata e ish Jugosllavisë, si letërnjoftim, pasaportë, patent shofer, certifikatë e lindjes, etj., ku këto dokumente duhet të përmbajnë si datë të lëshimit të dokumentit, më së largu me 10 qershor 1999, dhe në të cilat dokumente vendi i lindjes është në Kosovë.

    NËSE KENI NJËRIN PRIND TË LINDUR NË KOSOVË:

    Ju mund ta dërgoni njërën nga këto dokumente:Kopjen e dokumentit identifikues, ose certifikatën e lindjes, e lëshuar nga Republika e Kosovës, ose administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë të prindit tuaj, ku përmes njërës nga këto dokumente dëshmohet si prindi juaj ka lindur në Kosovë, dhe në këtë rast ju duhet ta dërgoni edhe një kopje të dokumentit, si certifikatë e lindjes së shtetit ku jetoni, ku në këtë dokument emri i prindit tuaj përputhet me dokumentet e kërkuara të cilat janë lëshuar nga Republika e Kosovës, administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë

    Pasi t’i kompletoni dokumentet e nevojshme për aplikim dërgoni në e-mail adresat e KQZ-së:

    [email protected]@kqz-ks.org

    Aplikimet pranohen deri me 21 janar në ora 18:00, bëjnë të ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

     

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Kronika06 Maj 2024
    Një person e ka sulmuar fizikisht një punëtor të një kafiteri në Dardani të Prishtinës. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “SULM-...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Halil Thaçi ka deklaruar për Front Online se Komisioni Hetimor nuk është menaxhuar mirë. Ai thotë se deputetët e...
    Lajme06 Maj 2024
    Derisa ishte në opozitë Lëvizja “Vetëvendosje” insistonte në themelimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare, por prej se ka ardhur në krye të institucioneve...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin të gjithë plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet....
    Lajme06 Maj 2024
    Sot janë bërë 27 vjet që prej rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinajt. Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e...
    Lajme06 Maj 2024
    Ngjarjet e ditës 6 maj 2024: 09:00: Kuvendi Komunal i Shtimes mban mbledhje solemne me rastin e dorëzimit të çmimit “Qytetar nderi”...
    Lajme06 Maj 2024
    Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak edhe vranësira. “Për të hënën parashikohet të mbajë...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.